• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I zgjedhuri i Berishës në Memaliaj, selfie e shtrëngim duarsh me ministrat e Ramës (FOTO)

03/02/2024
I zgjedhuri i Berishës në Memaliaj, selfie e shtrëngim duarsh me ministrat e Ramës (FOTO)

Një rrugë e re që po ndërtohet në jug të vendit, ajo që lidh Beratin me Memaliajn, Tepelenën, Këlcyrën, Përmetin, për të vijuar më tej me Gjirokastrën dhe Sarandën, ka çuar në një dorështrëngim të qeverisë me një të zgjedhur të Berishës në pushtetin lokal. Siç dihet, PS e humbi Memaliajn në Lokalet e majit, një bashki kryesisht e majtë në vota, por që u fituar nga kandidati i Bashkë Fitojmë, Albert Malaj. Dhe qeveria është detyruar të mos e injorojë këtë kryebashkiak që vjen nga “non grata”, duke e ftuar në pëshkimin e trasesë së rrugës së re, e cila nis nga Ballabani i Këlcyrës dhe nga Luftinja e Memaliajt, për të përfunduar në Berat.

Siç tha zv.kryeministrja Balluku, në një inspektim së bashku me kolegen në qeveri Mirela Kumbaro, njëherësh deputete e zonës pos ministre, ky është një aks i rëndësishëm që shtrihet në qarqet Berat dhe Gjirokastër, duke dhënë një impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik të zonës.

“Infrastruktura dhe energjia janë dy kolona mbështetëse, të cilët çojnë ekonominë përpara. Ekonomia është dinamike, ndryshon, pra prioritetet ndryshojnë. Dikur ne kemi pasur prioritet bujqësinë. Nuk e lëmë pas dore, vazhdojmë me paketat subvencionuese, vazhdojmë me politikat mbështetëse që kemi për bujqit dhe blegtorët, por nga ana tjetër turizmi vetë për shkak të të ardhurave që ka krijuar gjatë vitit 2023 është ai që ka marrë fokusin kryesor. Detyrë e infrastrukturës dhe energjisë është që të krijojë të gjitha kushtet logjistike për zhvillimin e këtyre sektorëve. Prioritetet i qeverisë për 2024 dhe në vazhdim është ngritja e kapitaleve njerëzore. Ne kemi fokus të veçantë që të rrisim kapitalet njerëzore përmes shkollave profesionale dhe shkollave të dedikuara”, tha ajo duke ecur mbi trasenë e rrugës së re.

Bëhet fjalë për një rrugë që për herë të parë është hapur nga italianët, por e katandisur në rrugë dhish, pa qenë kurrë me standarte, as në kohën e komunizmit. Janë 58 kilometra të ndara në tre lote.

Ministrja Kumbaro shpalosi atë që pritet të ndodhë me ketë rrugë të re.

“Përveç banorëve të Përmet, Këlcyrës, Memaliajt, Tepelenës, të cilët janë përdorues të këtij aksi, numri i turistëve gjithmonë e më shumë po shtohet. Ajo që është më e rëndësishme është që banorët do të vazhdojnë të rrinë sepse nëse ne ua çojmë turistët, konsumatorët. Falë kësaj infrastrukture do të ketë një zhvillim ekonomik edhe ka mjaft banorë, djem të rinj të kësaj zone, që jetojnë në Tiranë dhe në frymën e agroturizmit që ne kemi nxitur, duan të kthehen të investojnë nëpër fshatrat e tyre, në shtëpitë e prindërve”, u shpreh Kumbaro./tesheshi.com


Related Posts

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025
PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, si do të goditen emërimet nepotike dhe klienteliste
Kryesore

PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, si do të goditen emërimet nepotike dhe klienteliste

15/12/2025
Berisha: Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të fshehura
Kryesore

Berisha: Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të fshehura

15/12/2025
Spiropali flet për gazetën greke: Po vij në Athinë për të diskutuar gjithçka
Kryesore

Spiropali flet për gazetën greke: Po vij në Athinë për të diskutuar gjithçka

15/12/2025
Skeda/ Kush është Klodian Braho dhe dosjet që tronditën politikanët
Kryesore

Skeda/ Kush është Klodian Braho dhe dosjet që tronditën politikanët

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Respekto pronarët e klubit”, Rooney i ashpër me trajnerin e Premier League

“Respekto pronarët e klubit”, Rooney i ashpër me trajnerin e Premier League

15/12/2025
Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al