Krimi i rëndë që tronditi sot kryeqytetin ku një 23-vjecar vrau vajzën që dashuronte ka prekur mbarë opinion publik, por ata që e kanë përjetuar edhe më keq ngjarjen janë të afërmit dhe miqtë e viktimës nga Zharrëza e Fierit. Ata shprehin dhimbjen përmes postimeve në rrjetet sociale për vrasjen e studentes së drejtësisë, Ariela Murati 21 vjeç nga studenti i infermierisë Aldison Beluli 23 vjeç.
Ngjarja ndodhi sot pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë dhe paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje djalit, por e refuzuar nga vajza. Pasi qëlloi për vdekje 21-vjecaren me 5 plumba, autori qëlloi ndaj vetes dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

















