Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Kleopatra Maliqi është liruar nga detyra. Maliqi në fakt është dorëhequr pas mosmarrëveshjeve që ka pasur në ministri. Ajo ishte zv/ministrja që merrej me procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ende nuk dihet se kush do të jetë emri i ri që do ta zëvendësojë në atë detyrë, ku është gjithashtu zv.ministre edhe Artemis Malo, ish kandidate për deputete e PS-së në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net








