• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ilir Daja vendos rekorde me Dinamon, por ka ekuilibër me të kuqtë

08/03/2026
Dinamo, trajneri Daja pas fitores: E merituam, skuadra ishte në nivelin e duhur

Ilir Daja vazhdon të jetë një nga trajnerët më me përvojë në futbollin shqiptar dhe natyrisht një nga trajnerët më të suksesshëm me klubet shqiptare, duke provuar disa herë fazën e grupeve në Europë.

Nëse i hedhim një sy statistikave, trajneri ka qëndruar më gjatë dhe ka zhvilluar më shumë ndeshje me klubin e Ballkanit, ku ka mbajtur stolin për 971 ditë dhe ka drejtuar 137 ndeshje, duke regjistruar një mesatare prej 2.01 pikësh për ndeshje. Me klubin nga Suhareka e Kosovës, Daja fitoi gjithçka dhe arriti të shkonte dy herë në grupet e Ligës së Konferencës. Në vendin e dytë qëndron Dinamo, ku Daja ka drejtuar 77 ndeshje gjatë një periudhe prej 541 ditësh dhe vazhdon aktualisht të jetë trajner i skuadrës kryeqytetase.

Të hënën, Dinamo do të përballet me Partizanin, skuadër të cilën ai ka drejtuar në 61 ndeshje, duke qëndruar në krye të pankinës 504 ditë. Kjo renditje tregon edhe stabilitetin dhe besimin që ka marrë trajneri nga klubet ku ka punuar, duke qenë padyshim një nga trajnerët më jetëgjatë në çdo klub ku ka punuar.

PARTIZANI- Ilir Daja e njeh mirë Partizanin, pasi veç faktit se i ka drejtuar pak vite më parë, ai është përballur disa herë edhe si kundërshtar duke ruajtur rezultate pozitive. Kur analizojmë përballjet e Ilir Dajës kundër Partizanit, dalin në pah disa të dhëna interesante. Ai ka drejtuar ekipet e tij në 25 ndeshje kundër të kuqve, ku ka regjistruar 10 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje. Kjo i siguron një total prej 37 pikësh (duke marrë të mirëqenë faktin se të gjitha ndeshjet janë me pikë) dhe një mesatare prej 1.48 pikësh për ndeshje ndaj njërit prej rivalëve më të fortë në futbollin shqiptar. Këto rezultate tregojnë se pavarësisht rivalitetit të fortë, Daja ka arritur të marrë një bilanc pozitiv në përballjet direkte, duke qenë shpeshherë një kundërshtar i vështirë për Partizanin.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu
Sport

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

29/07/2026
Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues
Sport

Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

29/07/2026
Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë
Sport

Conference League, Daja: Ndeshja do zgjidhet nga episodet, besoj te skuadra

29/07/2026
Zyrtare te Interi, rinovohet kontrata me mbrojtësin
Sport

Zyrtare te Interi, rinovohet kontrata me mbrojtësin

29/07/2026
Ernest Muçi rrëfehet në Turqi, zbulon lajmin e veçantë për të ardhmen: Shpresoj të jetë njësoj
Sport

Ernest Muçi rrëfehet në Turqi, zbulon lajmin e veçantë për të ardhmen: Shpresoj të jetë njësoj

29/07/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Vllaznia synon goditje të tjera në merkato, zbulohet plani pas afrimit të Mehmetit dhe Dulys

29/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

29/07/2026
Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al