• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ilir Meta i sigurtë: Unë e Berisha do kandidojmë në zgjedhjet e ardhshme, Rama nuk i dihet

27/04/2023
Ilir Meta i sigurtë: Unë e Berisha do kandidojmë në zgjedhjet e ardhshme, Rama nuk i dihet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24, ka deklaruar se fakti që kryeministri Rama zgjedh ta përqendrojë fushatën e tij për lokalet e 14 majit tek figura e tij dhe ish-kryeministrit Berisha, është një fyerje për qytetarët.

Meta u shpreh se si ai edhe zoti Berisha nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por se do të jenë në zgjedhjet e përgjithshme që sipas tij do të mbahen shumë shpejt pas 14 majit, zgjedhje ku Meta tha se Rama edhe mund të mos kandidojë.

Pyetjes së gazetares Karapanço se ai dhe Berisha po akuzohen si zorra qorre, Meta u përgjgigj se nuk ofendohet nga një njeri që nuk është normal dhe s’pranon test droge.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Karapanço: Në posterin e kryeministrit Rama jeni ju dhe zoti Berisha nuk është Alibeaj bashkangjitur me ju.

Meta: Nuk më bën më asgjë përshtypje nga ky zotëri. Vetëm të na thotë ku kandidon dhe çfarë ndriti në Tiranë në 20 e ca vite, sepse gjërat që mbahen mend në Tiranë i kam bërë unë, Parkun e Rinisë e ktheva unë. Ai shkatërroi Teatrin dhe zonat historike. Edhe unë kisha miq e shokë tu jepja leje ndërtimi, por prevalon interesi i qytetarëve.

Karapanço: Pse Rama merret me ju e Berishën, ndërsa Alibeaj me PD kaloi një kalvar të gjatë për të pasur PD zyrtare, ajo që ndodhi me vulën, KQZ e KAS e në fund me Apelin. Pse ju zgjedh ju si dy figura për ti sulmuar?

Meta: Ai vetëm na nderon nuk na fyen. Fyen qytetarët sepse unë nuk kandidoj. Unë e Berisha do kandidojmë në zgjedhjet që do mbahen shumë shpejt pas 14 majit. Ky nuk dihet a do të kandidojë.

Këshilli Bashkiak, kë ka kandidat emrin e parë? Kuko nuk ka bërë asnjë mbledhje të këshillit bashki, kanë kaluar rreth 1 mld euro buxhet në errësirë të plotë. Ju ftuan në ndonjë mbledhje e nuk vajtët ju apo mediat e tjera?

Ky nuk ka kandidatë as për bashkitë e as për këshillat, dhe del vetë, përgjigjen do e marrë më 14 maj.

Humbjen e ka të sigurt pa asnjë diskutim.

Karapanço: Po konsideroheni si zorra qorre, pas operacionit për apandecitin e Ramës

Meta: Nga kush? Nuk ofendohem nga një njeri që nuk është normal, që nuk pranon të bëjë testin e drogës.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ÇIKLIZËM/ Pajisja misterioze e Pogaçarit, skuadra UAE zbulon të vërtetën

ÇIKLIZËM/ Pajisja misterioze e Pogaçarit, skuadra UAE zbulon të vërtetën

11/03/2026
“Çmontoi” Dinamon në derbi, trajnerët e ekipeve Kombëtare “bekojnë” Kërnajën

Tre derbe identikë, stadiumi “Air Albania” nderon Kërnajën dhe Partizanin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al