Kriza per zgjedhjen e Presidentit duket se do të gjejë së shpejti zgjidhje. Burime të opinion.al bëjnë te ditur se kryetari i kuvendit Ilir Meta ka nisur procesin për mbledhjen e firmave për te qenë kandidaturë për president.
Procesi i mbledhjes së firmave sapo ka nisur por në fakt sheshimi i kontradiktave mes dy aletatëve te koalicionit mund ta shndërrojë këte proces në një votim të thjeshtë dhe të qartë në raundin e katërt që do të zhvillohet pët zgjedhjen e presidentit.
Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozites për kandidaturën e ilir metës ndërsa kreu demokrat Basha ka deklaruar se opozita nuk do të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.