Ilir Meta ka dy ditë që po tregon në rrjetet sociale udhëtimin e tij në Malin e Tomorrit ku ndodhen vendet e shenjta për qindra mijëra besimtarë bektashinj në Shqipëri. Meta, i cili ee konsideron veten si një politikan kryesor që u zgjodh si bektashi, gjithmonë i ka dhënë peshë këtij fakti.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Malin e Tomorrit, ku është parë pranë Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe të mijëra pelegrinëve që janë në këtë zonë për festën e tyre. Meta uron për lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi. ”Nga Mali i Shenjtë i Tomorrit, kënaqësi të ndaja bashkë me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe mijëra pelegrinë, urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Shenjtë të Abaz Aliut. Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi! Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja”,-shkruan Meta.









