• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Impenjim maksimal (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

22/09/2026
Impenjim maksimal (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte pranë ekipit Kombëtar mbrëmjen e djeshme, duke përcjellë mesazhin e tij për lojtarët dhe stafin kuqezi, teksa skuadra vijon përgatitjet për ndeshjet e radhës në UEFA Nations League. Presidenti Duka vuri theksin te përkushtimi, puna në grup dhe rëndësia e nisjes së mbarë të këtij grumbullimi.

Duke folur për sfidën e parë ndaj Bjellorusisë dhe objektivin e Kombëtares për këtë grumbullim, Presidenti Duka theksoi se vendi i parë në grup kërkon angazhim maksimal që në ditët e para.

“Personalisht kam një lloj meraku apo preokupimi për këtë ndeshje, sepse në pamje të parë gjithkush mendon se ne jemi favoritët dhe ne e fitojmë grupin, por asnjëherë nuk mund të vijë vetë. Fitorja vjen vetëm nëse impenjohesh maksimalisht, ke dëshirë, angazhim dhe koncentrimin maksimal. Kështu që nga dita e parë duhet me e filluar seriozisht, me u impenjuar në stërvitje, me u impenjuar në çdo moment gjatë këtij grumbullimi. Grumbullimi është i gjatë, katër ndeshje.

Objektivi ynë është i qartë, ne duam të dalim në vendin e parë, por vendi i parë nuk vjen vetë. Duam ta fillojmë mbarë me Bjellorusinë, por kush nuk do që ta fillojmë mbarë. Të gjitha skuadrat duan ta fillojnë mbarë. Të njëjtën gjë mendon edhe Bjellorusia, të njëjtën gjë mendon edhe Finlanda dhe ato mendojnë që janë favoritë dhe ne mendojmë. Favoritë bëhesh në fushë, ndeshjen e fiton në fushë me impenjim maksimal”.

Presidenti Duka u ndal edhe te një prej vlerave që ka karakterizuar Kombëtaren shqiptare ndër vite, duke veçuar frymën e skuadrës dhe rëndësinë e krijimit të një atmosfere pozitive brenda grupit.

“E vetmja forcë e jona, jo sot, në gjithë historinë dhe në ADN-në e Kombëtares shqiptare nuk kanë qenë kualitetet individuale të veçanta, nuk kanë qenë lojtarë të nivelit të lartë, por ka qenë fryma e skuadrës, duke punuar bashkë, duke qenë në një atmosferë pozitive. Energjia pozitive sjell edhe rezultat pozitiv, energjia negative nuk të çon kërkund. Nuk na ka munguar asnjëherë në gjithë historinë tonë dhe duhet ta vazhdojmë këtë traditë.

Kemi lojtarë me shumë eksperiencë këtu, nuk dua t’i përmend me emra sepse ju i dini, kemi edhe të rinj. Duhet të bëjmë një ndërthurje fantastike, për të bërë vërtetë atë energjinë fantastike që i duhet futbollit”.

Në fund, Presidenti i FSHF-së uroi lojtarët dhe stafin për ditët e grumbullimit dhe sfidat që i presin, duke kërkuar përqendrim, karakter dhe përkushtim maksimal për të arritur objektivin.

“Me energji pozitive, me përqëndrim maksimal, me impenjim maksimal, me karakter, me përkushtim ne mund të arrijmë të dalim të parët. Dua t’ju uroj shumë sukses. T’ju uroj që të jeni sa më mirë, të lumtur dhe të kënaqur këto ditë dhe të kaloni mirë në stërvitje dhe të festojmë me Bjellorusinë për të udhëtuar bashkë më se të gëzuar në ndeshjet e tjera”, – tha Presidenti Duka


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Më duket si film (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Zidane fiton Francën, mahniten lojtarët, Mbappe: Më duket si film (VIDEO)

22/09/2026
Më duket si film (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Më duket si film (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

22/09/2026
6 gola në 5 javë, C.Shpendi me shifra rekord, vetëm Raphinha e “parakalon” – Balkanweb.com – News24
Sport

6 gola në 5 javë, C.Shpendi me shifra rekord, vetëm Raphinha e “parakalon”

22/09/2026
6 gola në 5 javë, C.Shpendi me shifra rekord, vetëm Raphinha e “parakalon” – Balkanweb.com – News24
Sport

6 gola në 5 javë, C.Shpendi me shifra rekord, vetëm Raphinha e “parakalon” – Balkanweb.com – News24

22/09/2026
Synojmë yllin e tretë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Spanja “qeras” De la Fuente, e blindon deri në vitin 2032: Synojmë yllin e tretë (VIDEO)

22/09/2026
Synojmë yllin e tretë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Synojmë yllin e tretë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

22/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al