• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Impiant për ujërat e ndotura në Dhërmi, shpallet fituesi i tenderit për studim-projektimin

16/07/2024
Impiant për ujërat e ndotura në Dhërmi, shpallet fituesi i tenderit për studim-projektimin

Zona turistike e Dhërmiut parashikohet të ketë një impiant të veçantë për trajtimin e ujërave të ndotura por procesi është ende në fazën fillestare.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi se tashmë ka shpallur fituesin, kompania E.B.S për “Studim Projektim Impiant i Trajtimit të Ujërave të Ndotura dhe sistemi KUZ, Dhërmi”.

Kompania duhet që brenda 6 muajsh të dorëzojë këtë studim për t’i hapur më pas rrugë procedurave të tjera. Referuar shpjegimeve të dhëna në dokumentacion nënvizohet se aktualisht kjo zonë thuajse nuk ka rrjet ekzistues të kanalizimeve dhe ato pak linja që janë nuk janë ndërtuar sipas një koncepti të mirëfilltë teknik të shoqëruar me dimensioni të tubacioneve sipas perspektivës së zhvillimit të zonës.

“Për këtë zonë më shumë potencial turistik del e domosdoshme ndërhyrja emergjente për ndërtimin e infrastrukturës së kanalizimeve me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve dhe turistëve që e frekuentojnë kryesisht në sezonin veror” thuhet në dokument.

Sipas AKUK impianti i trajtimit të ujërave të ndotura është menduar të pozicionohet afër përroit ekzistues të fshatit Dhërmi por për këtë duhet të thellohet studimi dhe të mos kufizohet në një propozim të vendndodhjes së tij por të parashikohen disa propozime ku të përmbushen dhe plotësohen të gjitha normat, kushtet teknike dhe mjedisore sipas Direktivave Europiane në fuqi.

Zona e studimit do të jenë zona e fshatit të vjetër Dhërmi si dhe zona turistike pjesa lindore e tij. Ky studim synon, zgjerim të sistemit të kanalizimeve aktual, zgjerimin e zonën e shërbimit dhe për të rehabilituar sistemet ekzistuese, në zgjerimin e sistemit të largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura, për të rritur vazhdimësinë e shërbimit sipas zonave.

Rezultatet e pritshme nga ky proces janë së mbulimi i plotë me rrjet kanalizimesh për të gjithë zonën e studimit duke plotësuar nevojat higjienike dhe mjedisore të zonës së studimit dhe lokaliteteve me rëndësi turistike.

Së dyti rikonstruksioni dhe ndërtim i rrjetit të kanalizimeve në gjendje të amortizuar, kolektorët kryesorë përfshirë pusetat në të gjithë zonën e studimit.

Së treti treguesit për matjen e suksesit të programit është lidhja 100% e popullatës që jeton në zonën e shërbimit (Rezultati i drejtpërdrejtë) dhe standardet e vazhdueshme (24h/d) indirekt/afatgjatë. Së katërti masat përfshijnë rehabilitimin/ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura./Monitor

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

17/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al