Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me diasporën në Athinë. Zhupa shprehu bindjen se me votën e shqiptarëve në Greqi dhe në vendet e tjera do të bëhet i mundur rotacioni. Ndërsa premtoi se me Partinë Demokratike në mazhorancë qeverisëse, deputetët do tu përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Deputetja Ina Zhupa tha se në 12 vite janë larguar 1.5 milion qytetarë pasi nuk kanë gjetur mundësi punësimi dhe një jetësë më të mirë.
“Nëse gjithmonë emigracioni ka qenë një fenomen, një fenomen i kontrolluar deri diku, përvec viteve 1990-1991 kur ishte eksodi madh pas rënies së diktaturës, për 12 vite kanë ikur 1.5 milionë shqiptar që është eksodinmë masiv i shqiptarëve. Kanë ikur sepse nuk kishin një shkollë të mirë për fëmijët e tyre. Sepse nuk kishin një sistem shëndetësor tju përgjigjej kur sëmurej një familjar i tyre. Se nuk kishin siguri,se nuk kishin rehati në një vend ku padrejtësia është bërë refreni kryesor. Ku e drejta është priviligjet i atyre njerëzve ose të pasur ose që kanë njohjet e duhura me njerëzit e duhur”- u shpreh Zhupa.
Ajo foli edhe për programin ekonomik të Partisë Demokratike nesër në qeveri, një Shqipëri ku taksat dhe shërbimet publike janë të qytetarëve.
Zhupa premtoj që Partia Demokratike ka në programin e saj që cdo emigrant dhe kthehet në vend e hap një biznes, për 5 vite nuk do të paguaj taksa por do të mbështetët nga shteti.
“Të riun shteti duhet te subvencionon, ta mbështet, t`i jep para, këtë do bëjm dhe ne që cdo i ri, cdo student do të ketë subvencione nga shteti. 200 euro do të jetë minimumi jetik për çdo shqiptar. Asnjë shqiptar nuk do të jetojë nën 200 euro qoftë me asistencë, qoftë me pension, qoftë shqiptar i cili merr pagën minimale. Ne do të punojmë për një Shqipëri që nuk vidhen taksat. Për një Shqipëri që paraja publike nuk shkon për të blerë një verë 33 mijë euro për ta pirë kryeministri. Nuk shkon për qendra detoksi për kryeministrin, por që shkojnë paratë për shërbime publike, për qytetarët, për secilin nga familjarët tuaj atje dhe Ju të ktheheni në Shqipëri dhe Partia Demokratike ka vendosur në programin e saj që cilido nga Ju që do të kthehet në Shqipëri qe do të dojë të krijojë një biznes në Shqipëri, të jetë 5 vite pa taksa. Të jetë 5 vite i mbështetur nga Shqipëria sepse ndryshimi vjen nëqoftëse ne kthejmë emigrantët në Shqipëri dhe jo nëqoftëse ne jemi qeverisje që të bëjm njerëzit që të ikin nga sytë këmbët sic është qeverisja e Partisë Socialiste”, tha deputetja demokrate.
Zhupa bëri thirrje të vazhdojnë masivisht rregjistrimet për të berë të mundur fitoren e PD dhe Sali Berishën kryeministër. “Sali Berisha ka treguar që kush qëndron bën të pamundurën të mundur. Sali Berisha mban fjalën e dhënë, ka treguar që është atdhetar, që punon për vendin dhe do bëj një Shqipëri me standarde europiane për çdo qytetar.