Dy dytë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale në qarkun Gjirokastër është shënuar incidenti i parë.
Zyrat e LSI-së në Bashkinë Dropull janë dhunuar nga mbrëmë natën nga persona të paidentifikuar. Konkretisht është dëmtuar mbishkrimi në gjuhën greke.
Rasti është denoncuar nga Kristaq Xha, kreu i LSI-së për Dropullin.
Ai tha se ky sulm mund të jetë i motivuar politikisht dhe se nuk i shërben normalitetit të fushatës. Sipas tij janë vënë në dijeni policia dhe vëzhguesit e OSBE-së.
/ArgjiroLajm.net/