• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Incidenti me këngën për Enver Hoxhën, zbulohet biseda e Ramës me Tërmet Peçin

17/09/2018
Incidenti me këngën për Enver Hoxhën, zbulohet biseda e Ramës me Tërmet Peçin

Të dielën u bë publike një video ku kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, shfaqej me këngëtarin e polifonisë, Golik Jaupi, duke kënduar për Enver Hoxhën. PD e quajti akt të rëndë dhe përmes deputetit Tritan Shehu i kërkoi Ramës shkarkimin e Tërmet Peçit. Ne nuk e dimë me siguri nëse Rama ka komunikuar me kryetarin e Tepelenës për këtë incident, por po sjellim më poshtë një bisedë imagjinare mes tyre. Natyrisht që ka brenda doza humori.

Edi Rama: O Tërmet, po ç’qe kjo proçkë që bere mor burrë?

Tërmet Peçi: Komandant, nuk është kaq e madhe sa e bëjnë.

Edi Rama: Po ç’a thu mor burrë, edhe këto më duhen mua tani.

Tërmet Peçi: Komandant, të them të drejtën as vetë nuk e di si ndodhi. Pastaj mos harro ti që unë jam nipi i Shefqet Peçit.

Edi Rama: Kishit pirë gjë apo jo?

Tërmet Peçi: Tani qysh të të them, ne në festë ishim komandant. Pastaj po të rrish me Dinon, si mund të mos pish derman.

Edi Rama: Aaa… po ja hedh Dinos fajin tani, leji këto se s’ka lezet.

Tërmet Peçi: Jo komandant, për kokë të plakës, Dinua e kërkoi këngën për Enverin. S’e kishte me të keq as ai në fakt, thjesht për t’i bërë qejfin veteranëve menduam.

Edi Rama: Dhe Goliku doemos që nuk kishte si të refuzonte.

Tërmet Peçi: Po qysh do e bënte llafin dy Goliku. Ai Enverin ka për komandant, nuk lodhet së kënduari për të. Kurse për mua komandanti je ti.

Edi Rama: Emo leji këto tashi o burrë, pash Zotin.    

Tërmet Peçi: Ti e di që s’të gënjëj.

Edi Rama: Shiko, se mos bën reagim për këtë Tritanin ore se pastaj do të të shkarkoj me vërtet.

Tërmet Peçi: S’bëhet fjalë komandant. Vetëm po foli Luli me Saliun do reagoj.

Edi Rama: Ok tani, shihemi në datë 24 në Tepelenë.

Tërmet Peçi: Të paça sa malet komandant. Mirë se të vish!

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë
Kryesore

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al