Incident në ceremoninë përkujtimore të 76- vjetorit të betejës së Gërhotit ku u vranë 36 ballistë në përpjekje me pushtuesit italianë.
Përkrahësit e Partisë së Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat kanë kundërshtuar prezencën në këtë ceremoni të Artur Roshit, deputetit të Partisë Balli Kombëtar Demokrat, si dhe kanë kundërshtuar prezencën e ish-deputetëve të PD, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj si dhe të kryetarit të shoqatës Antikomuniste, Nebil Cika. Në pamje shihet edhe ish-kryekomunari i Lazaratit, Dasho Aliko, i cili po konfliktohet me përkrahësit e Ballit.
Sherri tek Varrezat e Dëshmorëve:
Dasho Aliko: Dëgjo këtu, jemi në emër të këtyre.
Ballisti: Po s’ka burra këtu. Palaço. O palaço. Jemi ne që në emër të këtij kombi, në emër të lirisë dhe demokracisë.
U vënë para si çera këta larot e PD, o spiunat e PD. Ju vënë përpara ata të PD. O shushunja o shushunja që ju pini gjakun e atyre.