Në Gjermani aktualisht mungojnë rreth 80.000 infermierë. Hendekun do të duhet ta mbyllin personat si Samed Qoshja që ka ardhur nga Shqipëria.
Djaloshi 23-vjeçar është bërë pjesë e një video-reportazhi në Die Zeit për punën që bën në spitalet gjermane. Bie në sy krahasimi i pagës në videon e shkurtër të shpërndarë në rrjetet sociale. Si infermier Samedi do të paguhej rreth 400 euro në Shqipëri, kurse në Gjermani paguhet 1700 euro.
Madje Qoshja nuk është personel që paguhet shumë, pasi i takon fuqisë përkujdesëse të punëtorëve, të cilëve Charité në Berlin u jep ndihmë të tillë fillestare.









