• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Infermieria ishte plot/ Kryeqytetasit vuajtën lëndimet e Skukës & CO

13/05/2026
U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri

Një nga problemet më të mëdha të Partizanit gjatë këtij sezoni ka qenë pa diskutim numri i lartë i dëmtimeve, element që ndikoi ndjeshëm në ecurinë e skuadrës dhe në rezultatet e arritura përgjatë kampionatit. Të kuqtë u shfaqën shpeshherë të pafat në këtë aspekt, teksa shumë prej lojtarëve kryesorë munguan për periudha të ndryshme për shkak të problemeve fizike.

Dëmtimet e shumta e penalizuan Partizanin sidomos në momentet më të rëndësishme të sezonit, aty ku skuadra kishte nevojë për vazhdimësi në formacion dhe stabilitet në lojë për të luftuar për objektivat madhorë. Megjithatë, mungesat e vazhdueshme e detyruan stafi n teknik që të ndryshonte shpesh rreshtimin dhe të improvizonte në disa reparte të fushës.

Një ndër dëmtimet më të rënda ishte ai i Albers Kekos. Sulmuesi pësoi një dëmtim serioz në ligamentin e gjurit, problem që e mbajti për një kohë të gjatë larg fushave dhe i hoqi Partizanit një alternativë të rëndësishme në repartin ofensiv. Rikthimi i tij erdhi vetëm në fundin e sezonit, atëherë kur objektivat e skuadrës ishin komplikuar ndjeshëm. Po ashtu, probleme të shumta fi zike pati edhe Arafat Dumbia, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të mesfushës së të kuqve.

Mesfushori mungoi në disa ndeshje kyçe të kampionatit, duke ulur ndjeshëm forcën dhe balancën e ekipit në repartin qendror. Një tjetër mungesë me peshë ishte edhe ajo e Markut, ndërsa Partizani vuajti për periudha të ndryshme edhe dëmtimet e Skukës, lojtar që pritej të kishte rol të rëndësishëm në repartin ofensiv gjatë sezonit.

Lista e futbollistëve me probleme fi zike nuk përfundon këtu. Edhe emra si Sulo, Martinez, Nondi, Fadairo apo Atanaskoski u përballën me dëmtime gjatë sezonit, duke bërë që trajneri Oltijon Kërnaja të mos kishte asnjëherë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve. Në shumë ndeshje, stafi teknik u detyrua të alternonte formacionin jo për zgjedhje taktike, por për shkak të mungesave të shumta në organikë.

Kjo ndikoi edhe në mungesën e vazhdimësisë në lojën e skuadrës, pasi ekipi nuk arriti të krijonte automatizmat e nevojshme gjatë kampionatit. Në disa raste, futbollistë të caktuar u aktivizuan jashtë roleve të tyre natyrale për të mbuluar boshllëqet e krijuara nga dëmtimet, situatë që ndikoi edhe në performancën kolektive të skuadrës. Përtej problematikave të tjera që shoqëruan Partizanin këtë sezon, dëmtimet mbeten një nga arsyet kryesore që penguan ekipin të kishte stabilitet dhe të shfrytëzonte potencialin e plotë të organikës. Në një kampionat të gjatë dhe me shumë ndeshje vendimtare, mungesa e vazhdueshme e disa prej lojtarëve kryesorë pati ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë negative të të kuqve.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Arkitekti” i Spanjës, de la Fuente: E merituam, koha të festojmë këtë Kupë Bote
Sport

“Arkitekti” i Spanjës, de la Fuente: E merituam, koha të festojmë këtë Kupë Bote

20/07/2026
Çmimet e Botërorit, sundon Spanja
Sport

Çmimet e Botërorit, sundon Spanja

20/07/2026
LIVE Finalja e Botërorit/ Minutat e fundit, Spanja dhe Argjentina pa konkretizim  (VIDEO)
Sport

LIVE Finalja e Botërorit/ Spanja në festë, vjen goli i avantazhit (VIDEO)

20/07/2026
LIVE Finalja e Botërorit/ Minutat e fundit, Spanja dhe Argjentina pa konkretizim  (VIDEO)
Sport

LIVE Finalja e Botërorit/ Minutat e fundit, Spanja dhe Argjentina pa konkretizim (VIDEO)

19/07/2026
VIDEO/ Nuk ka fitues në pjesën e parë të finales së Botërorit, Spanja dhe Argjentina dhurojnë Show
Sport

VIDEO/ Nuk ka fitues në pjesën e parë të finales së Botërorit, Spanja dhe Argjentina dhurojnë Show

19/07/2026
LIVE Finalja e Botërorit/ Spanja “zjarr”, Yamal shkakon drithërima
Sport

LIVE Finalja e Botërorit/ Spanja “zjarr”, Yamal shkakon drithërima

19/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Arkitekti” i Spanjës, de la Fuente: E merituam, koha të festojmë këtë Kupë Bote

“Arkitekti” i Spanjës, de la Fuente: E merituam, koha të festojmë këtë Kupë Bote

20/07/2026
Çmimet e Botërorit, sundon Spanja

Çmimet e Botërorit, sundon Spanja

20/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al