Gjatë ditës së sotme u raportua për një infermiere 59-vjecare nga Përmeti, e cila u transportua në spitalin e Gjirokastrës si e dyshuar me koronavirus. Dyshimet u krijuan më së shumti pasi gruaja kishte shoqëruar së fundi disa shtetas italianë në fshatin Mezhan të Përmetit. Por pas kryerjes së analizave rezultoi se gruaja nuk është e infektuar me Covid-19. Deri më tani në të gjithë vendin janë prekur 15 persona. Sot paradite ndërroi jetë një grua e moshuar në Durrës. Ajo ishte bartëse e virusit të rrezikshëm.
©argjiroja.net