• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Inter, gati kontrata e re për Chivu-n, La Gazzetta zbulon detajet

15/04/2026
Inter, gati kontrata e re për Chivu-n, La Gazzetta zbulon detajet

Në fillim të sezonit dyshimet ishin të mëdha, por Cristian Chivu-t i mjaftoi më pak se një sezon për të fituar Inter. I vetëdijshëm për statusin e tij, një trajner në fillimet e veta, në sezonin e tij të parë në Serie A, Chivu mbajti një profil të ulët mediatik, kjo edhe për faktin se kishte marrë përsipër një ekip të shkatërruar psikologjikisht pasi dështuan në Serie A dhe në finalen e Champions League. Me shumë punë dhe pa shumë zhurmë, Chivu është vetëm një hap larg titullit në Serie A, një fakt që përforcon akoma më shumë statusin e tij në krye të ekipit zikaltër.

La Gazzetta

Tani topi i kalon drejtuesve të Inter, me këta të fundit që janë vënë në lëvizje për t’i ofruar teknikun rumun një kontratë të re. La Gazzetta dello Sport shkruan se palët kanë një akord total për një kontratë të re deri në 2028, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Kontrata aktuale përfundon në 2027. Nga 2,5 milionë euro që përfiton aktualisht, me kontratën e re, Chivu do të përfitojë 4-5 milionë euro.

Me këtë lëvizje, drejtuesit e Inter kërkojnë t’i japin më shumë pushtet trajnerit, ta përfshijnë në qendër të projektit edhe në lidhje me merkaton, ku Chivu pritet të ketë një rol përcaktues, shton ndër të tjera La Gazzetta dello Sport. Gjatë verës, kur sapo zbarkoi në Milano, Chivu kërkoi lojtarë si Lookman apo Kone, por asnjë nga dëshirat e tij nuk u plotësua, këtë herë diskutimi do të jetë ndryshe, me Chivu që do të ketë fjalën i pari.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24
Sport

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

01/10/2026
E BUJSHME/ “Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë
Sport

E BUJSHME/ “Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

30/09/2026
Tkurret “kolonia” kuqezi në Serie A, Hysaj-Gjimshiti bëjnë gati “valixhet”
Sport

E BUJSHME/ Maran shkatërroi shansin e firmës në Serinë A për Hysajn? Drejtuesi i klubit shkoi ta shihte në San Marino por trajneri e la në stol

30/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas San Marinos, nesër niset drejt Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas San Marinos, nesër niset drejt Finlandës – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
Transformimi i futbollistit të afruar në verë nga Vllaznia! I kritikuari në Shkodër shkëlqen me ekipin përfaqësues – Balkanweb.com – News24
Sport

Transformimi i futbollistit të afruar në verë nga Vllaznia! I kritikuari në Shkodër shkëlqen me ekipin përfaqësues – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
Ndeshja e Shqipërisë ndaj Finlandës në Helsinki, shiten 20 mijë bileta
Sport

Ndeshja e Shqipërisë ndaj Finlandës në Helsinki, shiten 20 mijë bileta

30/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al