Serie A pritet të vendos një rekord të dytë për këtë sezon, kjo sa i përket pjesëmarrjes dhe rrjedhimisht të ardhurave. Derbi i Italisë, Inter-Juventus pritet t’i afrohet shumë derbit të Milanos këtë sezon.
Në sfidën Inter-Milan ishin të pranishëm në stadium 75,562 tifozë ku u arkëtuan 8,6 milionë euro. Sipas të dhënave të para, Inter-Juventus pritet të sjell afro 8 milionë euro të ardhura duke qenë në këtë mënyrë sfida e dytë me e ndjekur e këtij sezoni.
Interesant është fakti që Inter është ekipi i cili zë 6 vendet e para për ndeshjet më të shikuara në këtë sezon të Serie A, shkruan La Gazzetta dello Sport.







