• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Inter – Milan, Hernandez ‘ndez’ derbin

10/10/2020
Inter – Milan, Hernandez ‘ndez’ derbin

I lënë jashtë listës së të grumbulluarve nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, mbrojtësi i majtë i Milanit Theo Hernandez vijon përgatitjet për derbin nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, teksa sot grupit edhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic. Theo ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur për marrëdhëniet me Piolin, rëndësinë e Ibrës për skuadrën, objektivin sezonal të Milanit, derbin dhe gjithçka tjetër, duke treguar synimet e qarta për të fituar derbin. Anësori transalpin imagjinon një të ardhme shumëngjyrëshe për të si kuqezi: Unë dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Jam këtu për të qëndruar. Jam i lumtur, është sikur është shtëpia ime. Por, nga ana tjetër, unë tashmë e dija se Milani ishte zgjedhja e duhur për karrierën. Milani ishte përparësia që nga fillimi. Asnjëherë nuk kam pasur dyshime. Jam gjithashtu i lumtur, sepse familja po më mbështet. Vëllai im, Lucas, është larg, por edhe ai po më ndihmon. Ai është shoku im më i mirë, kjo është e gjitha. Si nëna ime. Ata janë dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën time. Nëna na ndihmoi, na rriti e vetme. Pa të, unë dhe Lucas nuk do të ishim këtu ku jemi tani. Preferoj të mos flas për babanë tim. Derbi  Tani jemi një Milan tjetër dhe mund t’ia dalim. Ndihemi më të fortë dhe në fakt jemi më të fortë. E dimë që nuk është një ndeshje dosido, por jemi më të qetë dhe më të bindur në forcat tona. Duhet të vrapojmë, të luftojmë dhe të bëjmë gjithçka për të fituar. 4 humbje radhazi ndaj Interit  Po, është e vërtetë, por këtë herë mund të fitojmë, Kemi një skuadër shumë më të fortë dhe një grup të bashkuar. Kemi edhe tifozërinë që na mbështet, ndonëse ende jo nga shkallët e stadiumit. Besoj se do t’ia dalim. Ibra  Që kur ka ardhur ai, ka ndryshuar gjithçka brenda dhomave të zhveshjes, por edhe në fushë. Na ndihmon, na flet, na mbështet të gjithëve, një për një. Sillet si një lider i vërtetë. Pioli Me të gjërat kanë qenë të qarta, pasi që në fillim na tha çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë. Erdhi te Milani në një moment të vështirë, kur nuk po fitonim dhe tifozëria ishte e pakënaqur. Jemi rritur shumë me të, si në aspektin personal, ashtu edhe atë ekipor. Kur po flitej se do largohej, nuk po e kuptoja pse, pasi po bënte shumë mirë. Tani më vjen mirë që u konfirmua dhe po vazhdojmë punën e nisur së bashku. Derbi si kryesues  Kemi punuar shumë edhe gjatë karantinës, ndaj nuk është rastësi që nuk kemi humbur ende asnjë ndeshje. Këtu në Itali po kaloj periudhën më të bukur në aspektin personal, pasi po shijoj shumë lojën dhe paraqitjet e mia, megjithëse e di që kam ende shumë punë për të bërë.
Ndihma e Maldinit Ai më ka vlerësuar dhe ka punuar për të më sjellë te Milani, por më pas normale që duhet shumë punë në fushë. Më kanë ndihmuar shokët e skuadrës e trajneri shumë, por më pas janë edhe këshillat e Paolos, që janë gjithmonë precize. Kur erdha këtu, i thashë vetes se dua të bëhem mbrojtësi më i mirë anësor. Në futboll ka shumë të tillë, por pas sezonit të parë te Milani nisa të besoj më shumë se mund t’ia dal. Objektivi sezonal  Jam i lumtur dhe jam këtu për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve me Milanin. Ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme mes nesh dhe trajnerit, ndaj e dimë që do të jetë e vështirë, por mund t’ia dalim. Nëse sigurojmë rikthimin në Champions, do të lyej flokët kuqezi.

Related Posts

Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë
Sport

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon

03/09/2026
Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë
Sport

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
Manchester United, e ardhmja e sulmuesit mbetet në pikëpyetje
Sport

Manchester United, e ardhmja e sulmuesit mbetet në pikëpyetje

03/09/2026
Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë
Sport

Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndryshimi i fundit tek Elbasani, sulmuesi largohet nga verdheblutë

03/09/2026
Tjetër lëvizje për të ndryshuar fatin e karrierës, Armando Broja i bashkohet Guardiolës – Balkanweb.com – News24
Sport

E prishi marrëveshjen 1-2 orë para – Balkanweb.com – News24

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon

03/09/2026
Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al