• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Interi dhe Man Unitedi sonte kërkojnë gjysmëfinalen

10/08/2020
Interi dhe Man Unitedi sonte kërkojnë gjysmëfinalen

Edicioni i 11-të i Europa League-s bëhet gati për të hyrë në fazën më të bukur dhe më të rëndësishme, me tetë skuadrat më të mira të këtij sezoni që do të rivalizojnë ndërmjet tyre në Gjermani, për të përcaktuar edhe emrin e klubit që do të fitojë edicionin e 49-të të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër.
Një edicion tepër i veçantë që ndoshta do të mbahet mend gjatë edhe për shkak të ndërprerjes së pazakontë të Koronavirusit dhe influencës së madhe që pati virusi COVID-19 gjatë këtij sezoni në Kupat e Evropës.
Drejtuesit e UEFA-s i dhanë privilegjin për të zhvilluar fazën përmbyllëse pikërisht vendit teuton, që do të presë pjesën e mbetur të sezonit në Europa League, nëpërmjet një formati të ri, të pagëzuar “final eight”. Krerët e qeverisë evropiane të futbollit përzgjodhën katër qytete në Gjermani si Këln, Dyseldorf, Gelsenkirshen dhe Duisburg për të plotësuar edhe kuadrin e plotë të shtatë sfidave të fundit. Ndeshjet e fazës çerekfinale janë ndarë në dy ditë të veçanta dhe në ditën e parë do të zbresin në fushë dy ekipe si Manchester United dhe Inter i Milanos, që konsiderohen edhe si klubet favoritë për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm.
Zikaltërit do të matin forcat me Bayer Leverkuzenin, në një ndër ndeshjet më të forta të fazës çerekfinale. Ekipi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte me të drejtë konsiderohet si një ndër ekipet më në formë, duke pasur parasysh që Interi pas rifillimit të sezonit ka humbur vetëm 1 nga 15 takimet e fundit.
Shumë më të thjeshtë pritet ta ketë në takimin tjetër Manchester United, që do të përballet po në të njëjtën orë me Kopenhagenin në Qytetin e Këlnit, në “RheinEnergieStadion” pra pikërisht stadiumin edhe ku do të zhvillohet finalja e madhe e këtij edicioni në Europa League. Të dyja këto ndeshje zhvillohen sonte nga pra 21:00. Fituesi i duelit Inter Shakhtar do të përballet me fituesin e ndeshjes Shkahtar VS Basel. Kurse fituesi i sfidës Manchester United VS Kopenhagenin, në gjysmëfinale do të ketë punë me fituesin e ndeshjes Sevilla VS Wolves.

Related Posts

Miqësore ndaj Izraelit & Luksemburgut /Lojtari largohet nga grumbullimi i Kombëtares pas vlerësimit të gjendjes fizike
Sport

Vetëm një i paprekshëm te Kombëtarja, e konfirmon Maran në pikën më të dobët

12/11/2026
Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë
Sport

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

12/11/2026
Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028
Sport

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

12/11/2026
NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs
Sport

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

12/11/2026
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet
Sport

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

12/11/2026
Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

12/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësore ndaj Izraelit & Luksemburgut /Lojtari largohet nga grumbullimi i Kombëtares pas vlerësimit të gjendjes fizike

Vetëm një i paprekshëm te Kombëtarja, e konfirmon Maran në pikën më të dobët

12/11/2026
Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al