• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Besoj te fitorja, skuadra të vendosë zemrën në fushë”, “receta” e Rrakllit: Ja si mund t’ia dalim ndaj Serbisë (VIDEO)

08/10/2025
INTERVISTA/ “Besoj te fitorja, skuadra të vendosë zemrën në fushë”, “receta” e Rrakllit: Ja si mund t’ia dalim ndaj Serbisë (VIDEO)

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Serbisë me 11 tetor, në mënyrë që të afrohet edhe më shumë me ëndrrën botëror. Përtej rivalitetit historik, kjo ndeshje vlen shumë, pasi bëhet fjalë për një kundërshtar direkt.

Ish-lojtari i kombëtares, Altin Rraklli bëri analizën e tij, në bisedën me Trevisa Tufën, në News 24 në Sport News. Nga historia, shanset e të dyja skuadrave, limitet, dëshira dhe deri tek përballja e Leskovacit, Rraklli i thotë pothuajse të gjitha.

 

Rraklli, fakti që ndeshja u spostua nga Beogradi në Leskovac dhe që do të luhet me një numër tifozësh të reduktuar dhe të përzgjedhur, si ndikon tek ekipi unë përfaqësues?

Ne do shkojmë për të luajtur futboll. Si duket Federata dhe Policia, nuk ka siguri për tifozët. Për këtë arsye, e ka zhvendosur ndeshjen. Nuk besoj se do ketë ndonjë ngjarje nga tifozët, me ato informacione që kam nuk do jetë lloj-lloj njeriu në stadium. Besoj se ndeshja do zgjidhet në fushën e blertë, ne duhet të shfrytëzojmë efektin e presionit që kanë ata. Ne nuk e kemi një presion të tillë.

Rraklli, si e ke parë Shqipërinë në sfidat e fundit, a të shqetëson paraqitja e ekipit, duket sikur kemi një “fikje” që pas kualifikimit në Evropian, çfarë nuk po shkon në këndvështrimin tënd?

Se çfarë nuk po shkon në periudhën para eleminatoreve, pati gjëra që shkonin mirë. Ne bënim gola nga distanca dhe nuk pësonim gola të thjeshtë. Duhet të kemi parasysh që nuk e kishim Brojën. Kjo situatë nuk mund të vazhdonte, duhet të kesh plan b. Duhet ndonjëherë që të ndryshosh sistemin e lojës. 3-shja e mesfushës janë shumë të sigurtë në prapavijë, ndërsa përpara bëjnë pak. Broja po luan në krahun e djathtë, gjë që është e mirë. Nëse do e shikosh në mënyrë të përgjithshme, ne po luajmë njësoj si para dy vitesh.

Rraklli, nuk i besonim Brojës kur ishte në kulim e tij, por e bëjmë tani, kemi parë një Broja jashtë formë, a duhet t’i besojmë sërish, e them këtë pasi prezenca e tij fshin Asanin, njeriu që na dërgoi në Evropian, në këndvështrimin tënd, si një ish sulmues ikonë, kush duhet të luajë ndaj Serbisë? Cili është sulmi yt i preferuar?

Nuk besoj që është e drejtë që t’i krahasojmë lojtarët kokë më kokë. Broja dhe Asani janë të ndryshëm. Broja pati dëmtim para 3 vitesh që e la jashtë fushe për një kohë të gjatë. Ai po vjen në formë ngadalë-ngadalë. Broja do luajë në krah të djathtë në këtë ndeshje.

Si tifozë, na bën përshtypje një detaj, lojtarë si Arbër Hoxha, Daku, Asani etj, thuajse të gjithë sulmuesit, shënojnë me ekipet respektive, por ndryshojnë kur luajnë me Kombëtaren, rasti tipik mbase është Daku, pse ky dis-raport kaq i theksuar? E kundërta e kohës kur luanit ju?

Ekipet kombëtare kanë mbrojtësit më të mirë, nuk është e njëjtë. Në ekipin kombëtar luajnë rol edhe emocionet. E kam parë Dakun, i ka dhënë shtysë lojës tonë. Nuk është e lehtë të shënosh, nuk është njësoj si me klubin. Uroj që secili sulmues ta kalojë këtë pengesë te ne dhe të zhbllokohen.

Nuk është se përballë kemi një super ekip, i dominuan edhe në “Air Albania”, vijnë me shumë probleme, janë të përçarë, me shumë mungesa, presioni është tek ata, pse të mos fitojmë?

Duke parë situatën e atyre, nuk qëndron kimia mes trajnerit dhe lojtarëve, mes lojtarëve mes tyre. Padyshim kemi mundësi të fitojmë, por duhet të kemi disa pika kryesore. Zemrën top duhet ta kemi. Nëse shfrytëzojmë individualitetet dhe grupin tonë, kam besim se fitojmë ne.

A e vendos kjo ndeshje përfundimisht fatin e Sylvinho-s? Ose më saktë, a duhet të vazhdojmë me Sylvinho-n, gjithnjë nëse dalin nga gara?

Ky është çelësi i të ardhmes së Sylvinho. Nëse dalim të dytët, është dhënë përgjigja se ai e meriton të vazhdojë të qëndrojë. Në të kundërt, vështirë se do qëndrojë

Më jep një parashikim Rraklli, si del ndeshja?

Duket e ekzagjëruar, 0-2 për ekipin tonë.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime, vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre, mungon nëna e futbollistit
Sport

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime, vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre, mungon nëna e futbollistit

14/08/2026
Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë
Sport

Pistë e re për Kristjan Asllanin, Inter ia ofron Monzës

14/08/2026
Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë
Sport

Pistë e re për Kristjan Asllanin, Inter ia ofron Monzës – Balkanweb.com – News24

14/08/2026
Fantastik Uzuni, “bomberi” kuqezi realizon një tjetër super gol, kualifikon Austin në çerekfinale (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Fantastik Uzuni, “bomberi” kuqezi realizon një tjetër super gol, kualifikon Austin në çerekfinale (VIDEO)

14/08/2026
Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF – Balkanweb.com – News24
Sport

Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF – Balkanweb.com – News24

14/08/2026
Fantastik Uzuni, “bomberi” kuqezi realizon një tjetër super gol, kualifikon Austin në çerekfinale (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Fantastik Uzuni, “bomberi” kuqezi realizon një tjetër super gol, kualifikon Austin në çerekfinale (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

14/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al