• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Intervista/ Hasan Lika tregon pse i besoi Tavos për Luftëtarin

18/10/2017
Intervista/ Hasan Lika tregon pse i besoi Tavos për Luftëtarin

Luftëtari heq dorë nga të huajt dhe më në fund i beson një shqiptari pankinën. Hasan Lika është trajneri i ri i gjirokastritëve, teksa sot do të bëjë prezantimin para skuadrës, për të nisur menjëherë punën. Presidenti Grigor Tavo ia ka besuar 57- vjeçarit nga kryeqyteti, nisur nga eksperienca e madhe që ai ka me klubet e Kategorisë Superiore.

Lika ka drejtuar ndër vite Partizanin, Teutën, Apoloninë dhe Kukësin. Gjithashtu ai ka qenë në krye të Kombëtares U-21 afro 16 vite më parë. “Po, mund të më uroni. Jam trajneri i ri i Luftëtarit. Falënderoj drejtuesit për besimin. Nuk mund të refuzoja një ekip me grup të mirë lojtarësh që jep garanci”, ka thënë ndër të tjera Lika gjatë një interviste për “Panorama Sport” menjëherë pas emërimit në stol.

Lika Hasan

Zoti Lika, çfarë ju bindi të merrnit drejtimin e Luftëtarit në këtë situatë jo të mirë që po kalon?

Luftëtari është një skuadër e mirë dhe mendoj se është kënaqësi të punosh. Duke parë grupin e lojtarëve që ka, nuk mund të refuzoja ofertën e drejtuesve. Vërtet ndoshta po kalon një situatë jo komode sa u përket rezultateve dhe lojës, por unë jam i bindur që do të rikthejmë atë Luftëtar që janë mësuar të shohin të gjithë. Shumë shpejt ekipi do të jetë aty ku duhet, si në lojë dhe rezultate.

Çfarë garancie keni marrë nga drejtuesit?

Kam biseduar me drejtuesit dhe natyrisht me mbështetjen në idetë që kisha. Luftëtari e ka grupin dhe në janar thjesht mund të bëjmë ndonjë lëvizje të vogël. Nuk mendoj se kemi nevoja të mëdha për të bërë ndryshime të shumta në merkaton e janarit. Presidenti më ka garantuar se në pjesën e dytë të sezonit do të kemi gati edhe sulmuesin Vasil Shkurtaj, vlerat e të cilit dihen. Gjithsesi, duke njohur më mirë skuadrën në vazhdimësi, do të kemi edhe ide më konkrete për vazhdimësinë.

Hasan Lika

Do të debutoni me Kukësin. Ndoshta nuk e donit një kundërshtar kaq të fortë që në start?

Jo, nuk mendoj kështu. Të gjitha skuadrat të forta janë. Natyrisht Kukësi është kampione në fuqi dhe në javët e fundit ka pasur rritje si në lojë dhe rezultat.

Si për ironi të fatit do të keni përballë edhe një trajner si Mlladen Milinkoviç, i cili e njeh më mirë se kushdo grupin e lojtarëve të Luftëtarit…

Kjo ka ato anët pozitive dhe negative. Sigurisht Milinkoviç ka punuar mirë në Gjirokastër, duke qenë i suksesshëm në sezonin e kaluar. Për këtë ka një meritë të madhe, por tani nuk është më trajner i Luftëtarit.

A ka diçka që do të ndryshoni menjëherë në skuadër? Ndeshjen e fundit me Partizanin e ndoqa nga stadiumi. Në pjesën e dytë skuadra më pëlqeu, pasi pati momente shumë të mira. Do të kërkoj të përmirësoj aspektin e lojës, për t’u rritur nga ndeshja në ndeshje.

Ndaj Kukësit do t’ju kënaqte edhe një pikë apo doni vetëm fitore?

Unë shpresoj se do ta nisim me një fitore të shtunën.

Related Posts

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al