• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Pritshmëri më të larta në Europian, por të kënaqur me medaljet e argjendta”, Dudaev dhe Abakarov mes premtimeve e bindjes: Dërgojmë Shqipërinë drejt sukseseve në mundje! (VIDEO)

04/05/2026
INTERVISTA/ “Pritshmëri më të larta në Europian, por të kënaqur me medaljet e argjendta”, Dudaev dhe Abakarov mes premtimeve e bindjes: Dërgojmë Shqipërinë drejt sukseseve në mundje! (VIDEO)

Në Europianin e mbajtur në Shqipëri, mundësitë që përfaqësojnë vendin tonë, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov siguruan dy medalje argjendi.

Në një intervistë  ndryshe për Sport News në News 24, në bashkëbisedimin me Trevisa Tufën, Dudaev dhe Abakarov u shprehën të lumtur për paraqitjet e tyre dhe për lumturinë që u kanë dhuruar shqiptarëve gjatë këtyre viteve me arritjen e tyre. Ata lënë të kuptojnë se për të ardhmen, do bëjnë maksimumin për të fituar sa më shumë medalje.

Islam na dhurove medalje Olimpike, për herë të parë për Shqipërinë, tani argjend në Evropian, nuk e mbrojtje dot titullin, por nuk është keq as argjend besoj, je i kënaqur?

Jam i kënaqur për medaljen, unë u gëzova më shumë për njerëzit në Shqipëri. Kisha pritshmëri më të lartë për veten time, por jam i kënaqur.

Në fakt Islam e vlerësuan më shume finalen tënde, ishte prezent kryeministri Rama, duhet të bëhet xheloz Abakarovi…

Do doja shumë që përpara Edi Ramës të dilja më mirë, por nuk ia arrita dot. Gjithsesi, besoj se edhe me kaq, është i kënaqur.

 

Abakarov, prej vitesh po i dhuron Shqipërisë medalje, i kënaqur me argjend këtë herë, personalisht më dukej në formë, prisja ar nga ty në këtë Evropian….

Ne të gjithë vijmë për vendin e parë. Por në sport ka edhe të papritura, edhe me këtë jam shumë i kënaqur. E kam për herë të 3-të këtë të argjendën.

Një pyetje për të dy djemtë, këtë herë i pritet ju në shtëpinë tuaj mundësit rus dhe rivalët tuaj, çfarë ndjesi ju dha, çfarë mesazhe morët? Si u ndjetë ju personalisht nga ky organizim?

Abakarov: Kur del në tapet, nuk ka ndjesi të ndryshme, të gjithë janë njësoj. Synimi është fitorja.

Dudaev: Nga Rusia i njoh, por kur dola në tapet doja vetëm të fitoja.

Çuna, sa vite u bërë tashmë në Shqipëri? A jeni të kënaqur me kushtet këtu, me jetesën?

Abakarov: Kam 5 vjet dhe më pëlqejnë kushtet këtu. Më vjen mirë që na njohin njerëzit kur kalojmë në rrugë.

Dudaev: Kam qënë në shumë vende, por më pëlqen shumë këtu. Tirana është vend i qetë, jeta është e qetë, shpirtërisht ndihem mirë këtu.

I patët dhënë një premtim kryeministrit, që do flisnit shqip, keni mësuar ndonjë fjalë më shumë?

Abakarov: Gjuha shqipe është e vështirë, por disa fjalë kemi arritur t’i themi.“Mirëmengjes, përshendetje, si je mirë?”

Dudaev: “Mir, ça bane?”.

Jam shumë kurioze, pasi ta mbyllni me mundjen si sportist, se do vijë një ditë është e pashmangshme, do vijoni të jetoni në Tiranë apo do riktheheni në vendlindjen tuaj, e keni menduar këtë pjesë?

Abakarov: Për apartamentin nuk e di, por shpresoj që të ndodhë kjo që na kanë premtuar. Kush do vijë pas nesh do mësojë dhe ne jemi të hapur.

Dudaev: Unë kur të mbaroj, i kam premtuar Sahitit që do rri në Shqipëri dhe ndihmoj njerëzit në mundje.

Dudaev-Abakarov kam të njëjtën pyetje për të dy, cili është objektivi juaj i radhës?

Abakarov: Kampionati Botëror, të arrijmë majat dhe të marrim rezultate sa më të mira.

Dudaev: Kam ëndërr që në lojërat Olimpike 2028 të marr pjesë dhe të dal me medalje.

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Dy javë të mbetura, kampionët bëjnë tifo për Dinamon ndaj Partizanit

04/05/2026
Veteranët e Shqipërisë & Kosovës zhvillojnë vëllazëroren speciale në kuadër të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA
Sport

Veteranët e Shqipërisë & Kosovës zhvillojnë vëllazëroren speciale në kuadër të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA

04/05/2026
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Sport

“Abissnet Superiore”/ Java e 35-të luhet të mërkurën në 16:00, sfida vendimtare për “Final Four” dhe mbijetesën

04/05/2026
Veteranët e Shqipërisë & Kosovës zhvillojnë vëllazëroren speciale në kuadër të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA
Sport

Veteranët e Shqipërisë & Kosovës zhvillojnë vëllazëroren speciale në kuadër të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA

04/05/2026
Spektakli i sportit kulmon në Maj vetëm në DigitAlb
Sport

Spektakli i sportit kulmon në Maj vetëm në DigitAlb

04/05/2026
Marotta në 360 gradë: Tani të fitojmë Kupën e Italisë, vitin tjetër kompetitiv edhe në Champions
Sport

Marotta në 360 gradë: Tani të fitojmë Kupën e Italisë, vitin tjetër kompetitiv edhe në Champions

04/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

INTERVISTA/ “Pritshmëri më të larta në Europian, por të kënaqur me medaljet e argjendta”, Dudaev dhe Abakarov mes premtimeve e bindjes: Dërgojmë Shqipërinë drejt sukseseve në mundje! (VIDEO)

INTERVISTA/ “Pritshmëri më të larta në Europian, por të kënaqur me medaljet e argjendta”, Dudaev dhe Abakarov mes premtimeve e bindjes: Dërgojmë Shqipërinë drejt sukseseve në mundje! (VIDEO)

04/05/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dy javë të mbetura, kampionët bëjnë tifo për Dinamon ndaj Partizanit

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al