• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Thonë se nuk do iki kurrë por…”, Duka: Dëgjoj thashetheme, kam pak kohë të lirë

04/07/2025
INTERVISTA/ “Thonë se nuk do iki kurrë por…”, Duka: Dëgjoj thashetheme, kam pak kohë të lirë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në intervistën e dhënë për Sport News në News 24, u pyet edhe për jetën e përditshme. Duka foli për kohën e lirë dhe pushimet, ndërsa nuk mund të liheshin pa përmendur edhe thashethemet e shumta për kreun e FSHF-së.

 

 

Tani jemi në barin e FSHF-s, për të zhvilluar një bisedë më soft. Tani të gjithë janë me mendje te pushimet. Jam kurioze të di, ku i bën pushimet presidenti i FSHF-s, brenda apo jashtë Shqipërisë?

I bëj në përgjithësi në Shqipëri, në det.

Në jaht apo në plazhe publike, pra me njerëz afër?

Në det, në përgjithësi.

Në plazhe unë shoh gjyshër që mbajnë nipërit dhe prindërit bëjnë plazh. Po ju z.Duka bëni pjesë te kjo kategori?

Kam shumë dëshirë që t’i kem me vete, këtë vit nuk e kam fatin, se mami i vet nuk na le.

Me kaq shumë angazhime, keni kohë për familje? Si arrin të gjenin balancat, duket sikur jetoni mes Londrës dhe Shqipërisë?

Mendoj se e menaxhoj mjaftueshëm mirë, për të qenë 60 përqind familjar i mirë.

 Ku e shihni veten në të ardhmen?

Pasi të mbaroj detyrën e Federatës, uroj që të kem pastaj, jo pushim, sepse vetë jeta ime nuk më lejon që të kem kohë të lirë, merrem me biznes.

 Në Shqipëri njerëzit merren me thashetheme. Psh cili ka qenë thashethemi më absurd për ju?

Dëgjoj sa të duash, rreth meje, në lidhje me biznesin, futbollin.

Kur i lexoni komentet online që thonë “Duka s’ka për të ikur kurrë”, a qeshni apo mërziteni?

Në fakt, marrëdhënien me veten time e shikoj në dy botë. Njerëz në rrjete sociale që çfarë nuk thonë, njerëz që takoj në rrugë dhe ambiente sportive. Nuk e di se kush është e vërteta.

 A është më e vështirë të menaxhosh një ndeshje të rëndësishme të Shqipërisë apo një darkë me drejtues politikë në të njëjtën tavolinë?

Ajo që është shumë e vështirë është që të menaxhosh emocionet e nivelit të lartë.

 Sa e vështirë është të thuash “jo” në pozicionin që keni? Dhe a e përdorni shpesh atë fjalë në takime zyrtare?

Detyrimisht e them.

Nëse një ditë do të linit punën dhe do kishit kohë të lirë, çfarë do bënit të parën? Apo do zhdukeshit?

Në asnjë kohë nuk do zhdukem për sa kohë të kem mundësi të jem aktiv. E thashë, nëse nuk do jem aktiv në futboll, do jem në biznes. Të falenderoj për intervistën dhe të uroj pushime të mbara.

(J.S/BalkanWeb)


Related Posts

Superiorja nis me barazim, Vllaznia dhe Skënderbeu ndajnë pikët
Sport

Superiorja nis me barazim, Vllaznia dhe Skënderbeu ndajnë pikët

21/08/2026
Dëmtimet i hoqën shansin e Serisë A, mbrojtësi kuqezi firmos kontratë për tre sezone në klubin italian
Sport

Dëmtimet i hoqën shansin e Serisë A, mbrojtësi kuqezi firmos kontratë për tre sezone në klubin italian

21/08/2026
Pezullime masive dhe mbyllje stadiumi, FIFA i jep “faturën” Argjentinës pas përplasjeve së finales së Botërorit
Sport

Pezullime masive dhe mbyllje stadiumi, FIFA i jep “faturën” Argjentinës pas përplasjeve së finales së Botërorit

21/08/2026
Harta e Kosovës nën flamurin serb, tifozët e Crvena Zvezdës provokojnë sërish
Sport

Harta e Kosovës nën flamurin serb, tifozët e Crvena Zvezdës provokojnë sërish

21/08/2026
Zyrtare, Kastrati shkon në Greqi, firmos me skuadrën e re
Sport

Zyrtare, Kastrati shkon në Greqi, firmos me skuadrën e re

21/08/2026
Ernest Muçi “shkëlqen” edhe në miqësore, fantazisti kuqezi shënon golin e fitores ndaj skuadrës së Serie A
Sport

Trabzonspor, Muçi mirëpret Salah-un: Mund të arrijmë diçka këtë edicion

21/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Superiorja nis me barazim, Vllaznia dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Superiorja nis me barazim, Vllaznia dhe Skënderbeu ndajnë pikët

21/08/2026

Rama merr në “provim” ministrat për dy ditë, pritet “furtunë” në qeveri

21/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al