• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Investimet në maternitete, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj në spitalet rajonale të vendit

04/01/2019
Investimet në maternitete, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj në spitalet rajonale të vendit

Gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, Ministrja Manastirliu deklaroi se bonusi i bebes ka nisur të shpërndahet në çdo maternitet.

“Bonusi i bebes po shpërndahet në çdo maternitet në vend, në një sportel unik të gjendjes civile ku mund të regjistrohet menjëherë i porsalinduri”.-Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, ku shpërndau çeqet e bebes për nënat e reja. Me proceduren e re, prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar procedurën e regjistrimit të të porsalindurve. Ministrja Manastirliu theksoi gjatë vizitës në spitalin e Elbasanit se po investohet në çdo maternitet në spitalet rajonale.

“Hap pas hapi po përmirësojmë infrastrukturën në maternitete në të gjitha spitalet rajonale, ku investuam së fundmi në 29 inkubatorë të rinj dhe 8 eko obstetrike-gjinekologjike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi gjithashtu nisjen e investimeve në disa maternitete këtë vit.

“Ndërtuam Maternitetin e ri të Sarandës, i cili ofron sot standardin më të lartë të shërbimit në vend. Është drejt përfundimit Materniteti i ri i Korçës, i cili do të jetë gati brenda pak ditësh. Do të vijojnë investimet për rijetësimin e rrjetit të materniteteve në vend me maternitetin e Beratit, Kukësit, Lezhës, Matit dhe Pogradecit”, tha Manastirliu.

Politika e re sociale e Qeverisë e bonusit të bebes mbështet familjet e reja, me pagesën universale, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;

Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;

Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;

Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.

Bonusi i bebes është i ndarë në dy pjesë. Çeku i parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku i dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile.

Nëse fëmija regjistrohet me emër që në maternitet, pagesa e bonusit mund të merret menjëherë, e plotë, me çeljen e buxhetit 2019 në mesin e muajit Janar.Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën.

Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al