• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Investimet publike 1 mld euro të 2021, realizohen vetëm 35 % deri në gusht

16/09/2021
Investimet publike 1 mld euro të 2021, realizohen vetëm 35 % deri në gusht

Kur hartoi buxhetin e vitit 2021 qeveria shqiptare programoi një plan rekord investimesh publike me vlerë 120 miliardë lekë. Më vonë gjatë qershorit qeveria me një akt normativ të posaçëm në thyerje të rregullave fiskale (https://www.monitor.al/borxhi-publik-del-nga-binaret-qeveria-thyen-rregullin-fiskal-del-kunder-fmn-se/) e rishikoi sërish me rritje planin e investimeve, duke e çuar totalin në 132 miliardë lekë. Por tani kur tre çereku i buxhetit është zbatuar, është realizuar vetëm 35 për qind planit vjetor të investimeve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave gjatë periudhës janar-gusht 2021 u realizuan 41.8 miliardë nga zëri i shpenzimeve kapitale. Kjo shumë është sa 35 për qind e planit vjetor prej 132 miliardë lekësh dhe vetëm 58 për qind e planit të periudhës. Nga ana tjetër raportet zyrtare vënë në dyshim efiçencën e investimeve. Ministria e Financave lëshoi kritika në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila në raportin e monitorimit të tremujorit të parë nuk i ka argumentuar ndryshimet e kostove për të njëjtat njësi punimesh.

Edhe këtë vit plani i investimeve prej më shumë se 1 miliardë eurosh nuk pritet të prodhojë një objekt investimi madhor, me ndikim në ekonomi. Fondet janë copëzuar në shumë projekte dhe rritja e kostove të punimeve publike vitet e fundit, po harxhon fondet buxhetore pa prodhuar objekte me fisibilitet. Burimet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pohuan se shumica e investimeve po bëhen pa projekte të detajuara dhe shumë fonde po shkojnë për shtesa punimesh pikërisht për shkak të mungesës së seriozitetit në hartimin e projekteve. Dy akse nacionale si Kardhiq-Delvinë dhe rruga Qukës-Qafë Thanë janë shndërruar në vrima të zeza, pasi shtesat e punimeve po tejkalojnë vlerat fillestare të përllogaritura.

Ministria e Infrastrukturës ka financuar me 534 milionë lekë ose 4.3 milionë euro në 4-mujorin e parë të vitit 2021, vetëm shtesa punimesh në Lotet, 4,5,6 dhe 7 të rrugës Kardhiq -Delvinë. Të dhënat zyrtare të azhurnuara në raportin e Monitorimit të Buxhetit për janar-prill 2021, tregojnë se me 4.3 milionë euro janë ndërtuar 600 metër rrugë nga financimi shtesë. Ndërsa në projektbuxhetin afatmesëm të publikuar nga Ministria e Financave rruga Kardhiq – Delvinë është programuar të financohet gjatë periudhës 2021 deri më 2024 me rreth 6,7 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë janë shtesa punimesh.

Ministria e Financave ka raportuar se 65 % e fondeve të investimeve publike mbeten për tu përdorur në 4 muajt e fundit të vitit. Qeveria kohët e fundit shpalli një seri tenderësh për krahun verior të unazës së re, segmentet e të cilës përllogariten deri në 20 milionë euro për kilometër. Ekspertët nga ARRSH-ja hodhën dyshime mbi cilën e projekteve në këtë aks të rëndësishëm të kryeqytetit. Sipas tyre ndryshimi i projektit të nënkalimit në rreth-rrotullimin e Doganës nuk u bë me një studim serioz, teksa shpjeguan se për shkak të mungesës së profesionalizmit vepra mund të rezultojë problematike gjatë përdorimit si në trafik dhe aksidente./B.Hoxha

MONITOR

Related Posts

Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme
Kryesore

Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme

03/08/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Blog

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i Play Off, Dinamo-s i duhet një mrekulli për të shkuar në Fazën e Ligës, mëson kundërshtarin edhe Egnatia

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i Play Off, Dinamo-s i duhet një mrekulli për të shkuar në Fazën e Ligës, mëson kundërshtarin edhe Egnatia

03/08/2026
Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i Play Off, Dinamo-s i duhet një mrekulli për të shkuar në Fazën e Ligës, mëson kundërshtarin edhe Egnatia

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i Play Off, Dinamo-s i duhet një mrekulli për të shkuar në Fazën e Ligës, mëson kundërshtarin edhe Egnatia

03/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al