• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Irani varros “kokat” e ushtrisë të vrarë në luftën me Izraelin

28/06/2025
Irani varros “kokat” e ushtrisë të vrarë në luftën me Izraelin

Në Iran u mbajt një ceremoni shtetërore mortore për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin.
Arkëmortet, të mbuluara me flamurin iranian dhe me portrete të komandantëve të vrarë, u vendosën pranë Sheshit Enghelab në Teheran, mes një turme të madhe pjesëmarrësish.
Konflikti me Izraelin përfundoi gjatë kësaj javë me një armëpushim, pasi SHBA-të u përfshinë drejtpërdrejt duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në Iran.
Turmat e mëdha të vajtuesve, të veshur me të zeza, thërrisnin slogane, valëvitnin flamuj iranianë dhe mbanin në duar portretet të të rënëve.
Përpara ceremonisë, autoritetet ndërmorën një fushatë mediatike për të nxitur pjesëmarrjen, duke ofruar transport falas me autobusë dhe metro. Po ashtu, zyrat shtetërore u mbyllën.
Ndër të rënët që po përcillen për në banesën e fundit është edhe Mohammad Bagheri, oficeri më i lartë ushtarak i Iranit dhe shef i Shtabit të Forcave të Armatosura. Ai do të varroset së bashku me gruan dhe vajzën e tij, të cilat humbën jetën nga një sulm izraelit.
Sipas autoriteteve iraniane, gjatë konfliktit u vranë gjithsej 627 persona në Iran. Zyrtarët izraelitë thanë se 28 persona humbën jetën në Izrael nga sulmet me raketa të Iranit.
Në funeralin e së shtunës janë përfshirë gjithashtu edhe Hossein Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, si dhe disa shkencëtarë bërthamorë, përfshirë Mohammad Mehdi Tehranchi, rektor i Universitetit Azad në Teheran.
Ceremonia u zhvillua ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të “konsideronte absolutisht” mundësinë për të bombarduar sërish Iranin.
I pyetur nga gazetarja e BBC-së, Nomia Iqbal, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten, Trump tha se “pa dyshim” do të sulmonte vendin nëse do të kishte prova që Irani po pasuronte uranium në nivele shqetësuese.
Trump gjithashtu akuzoi udhëheqësin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, për gënjeshtra.
“Pse duhet që i ashtuquajturi ‘Udhëheqësi Suprem’ i një vendi të shkatërruar si Irani të deklarojë kaq haptas dhe marrëzisht se ka fituar luftën me Izraelin, kur ai vetë e di se është gënjeshtër?”, tha Trump.
Ai shtoi se e kishte ditur “saktësisht” se ku ishte strehuar Khamenei, dhe se nuk do ta kishte lejuar Izraelin apo ushtrinë amerikane ta eliminonin.
“Ia shpëtova jetën nga një vdekje e shëmtuar dhe poshtëruese, dhe s’ka nevojë të më thotë ‘faleminderit, president Trump!’”, shkroi ai.
Ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje Trump-it të ndalojë komentet fyese ndaj Khamenei-t, duke shtuar se sulmet amerikane dhe izraelite në objektet bërthamore nuk kishin sjellë “asgjë domethënëse”.
“Nëse Presidenti Trump është vërtet i interesuar për një marrëveshje, duhet të ndalojë gjuhën fyese e të papranueshme ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollahut të Madh Khamenei. Populli i Madh dhe i Fuqishëm i Iranit, që i tregoi botës se regjimi izraelit nuk kishte tjetër zgjidhje veçse të kërkonte ndihmë nga ‘babai’ për të shmangur zhdukjen nga raketat tona, nuk i pranon dot kërcënimet dhe fyerjet”, shkroi Araghchi në “X”.
Megjithatë, Araghchi pranoi se bombardimet e fundit kishin shkaktuar “dëme të mëdha dhe serioze” në objektet bërthamore të Iranit.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se ende nuk është e qartë sa nga kapacitetet bërthamore të Iranit, përfshirë uraniumin e pasuruar dhe centrifugat, janë shkatërruar apo zhvendosur.
Ai tha për CBS News se ndalimi i Iranit për të ndërtuar armë bërthamore nuk arrihet përmes luftës:
“Ky problem nuk do të zgjidhet përfundimisht ushtarakisht. Do të kërkohet një marrëveshje”, tha ai.
Në rrjete sociale, Trump pretendoi se kohët e fundit kishte punuar për heqjen e sanksioneve dhe masa të tjera që do ta ndihmonin Iranin në rimëkëmbje të shpejtë dhe të plotë, por deklaratat e Khamenei-t e kishin shtyrë të tërhiqej.
“Në vend të kësaj, më goditi me një deklaratë plot mllef, urrejtje dhe neveri dhe unë menjëherë hoqa dorë nga çdo përpjekje për lehtësim sanksionesh apo të tjera”, tha Trump.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al