Një ish-boksier profesionist me origjinë shqiptare, banues në Modena është dënuar nga gjykata me masë kufizimi ndaj ish-të dashurës.
Shqiptari me iniciale V.E, 32 vjeçar, e ka përndjekur për dy vite resht ish-të dashurën, një 26–vjeçare italiane dhe të dashurit të ri të saj, një 40-vjeçar italian, banues në Modena.
Përndjekja ka ndodhur nga viti 201-2016, ndërsa shqiptari i dërgonte mesazhe të vazhdueshme dhe e merrte në telefon pas ndërprerjes së marrëdhënies midis tyre.
Gjithashtu, edhe shoku i ri i vajzës italiane është përndjekur gjithashtu. Gjykata ka vendosur që ai të mbajë distancë nga vajza dhe i dashuri i saj. Shqiptari është dënuar për këtë vepër edhe më parë.