• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-deputeti i Gjirokastrës vijon të besojë se marrëveshja që i fali detin Greqisë në vitin 2009 ishte më e mira

28/08/2020
Tritan Shehu: Rilindja mbylli 18 shkolla në qarkun Gjirokastër

Shqipëria dhe Greqia do të rifillojnë sërish negociatat për kufijtë detarë. Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis deklaroi dje (26 gusht), se Minsitri i Jashtëm në kabinetin e tij do vizitojë së shpejti Tiranën. Për ish-deputetin e PD Tritan Shehu, Greqia ka të drejtën e saj që të kërkojë zgjerim të hapësirës së ujërave të saj territoriale.

Në një lidhje përmes Skype për ‘Ora News’, Shehu tha se marrëveshja e arritur me Greqinë në vitin 2009, u shkatërrua për arsye politike nga kryeministri Edi Rama, asokohe, lideri i opozitës.

Tritan Shehu: ‘’Dua të theksoj se nuk kemi pse të akuzojmë Greqinë. Greqia ka të drejtën e saj, të tentojë, të kërkojë, të përpiqet të krijojë një zgjerim të hapësirës së ujërave të saj territoriale. Kjo është e kuptueshme. Problemi është që këtu përfshihet Shqipëria. Kjo tregon atë që Shqipëria bëri shtrembër këto vite, pikërisht duke shkatërruar marrëveshjen e 2009-ës. Një marrëveshje krejt normale, brenda standardeve europiane, me një distancë 6 milje nga bregu. Realisht u fut në këtë vorbull anatemie vetëm për arsye politike të Ramës, për ta përdorur si një mjet spekulativ politik, gjë që i ka shkaktuar një dëm të madh Shqipërisë.’’

Sipas tij, marrëveshja e vitit 2009, ishte më e përshtatshmja për të dyja vendet dhe më racionalja, dhe se do të jetë e vështirë të bëhet përsëri një e tillë. Ai tha se MInistria jonë e Jashtme ka mbetur pa kokë lidhur me këtë çështje.

Tritan Shehu: ‘’U rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, por u krijua një histeri nga opozita e asaj kohe. Mund të them se ishte marrëveshja më racionale që mund të ishte bërë dhe më e përshtatshme për të dyja vendet. Vështirë se mund të realizohet më një marrëveshje e tillë. Rrëzimi i saj ishte i qëllimshëm, ashtu si dhe shkatërrimi i marrëdhënieve me Greqinë, një partner strategjik. Përbën një problem e cila vazhdon të paguhet akoma edhe sot. Unë e kuptoj amatorizmin e Ministrisë së Jashtme. Unë e kuptoj që Ministria e Jashtme sot ka mbetur pa kokë, sepse ai që është ministër nuk kërkon ta bëjë atë rol. Marrëveshja e vitit 2009 do sillte stabilizim dhe do na ndihmonte në procesin e integrimit. Rama e shkatërroi dhe një marrëveshje e tillë nuk do të bëhet më.’’

Shehu u shpreh se kjo qeveri shkatërroi marrëveshjen e 2009-ës, por dhe marrëdhëniet me Greqinë.

Për të, kjo qeveri është në ikje, dhe nuk ka më të drejtë të negociojë.

Tritan Shehu: ‘’Nuk është një marrëveshje thjesht teknike. Ka elementë të thellë politikë brenda saj. Ka elementë të thellë rajonale. Ka elementë të thellë të rolit të Shqipërisë. Nuk është thjesht çështje e dy gjeografëve. Përndryshe nuk do kishte nevojë të ratifikohej në parlament dhe as të drejtohej nga një proces politik. Kjo qeveri shkatërroi marrëdhënie me Greqinë, shkatërroi marrëveshjen e vitit 2009. Pastaj, kjo qeveri duhke treguar një servilizëm të thellë, kujtoi se do i rregullonte marrëdhëniet me Greqinë, me këngë e me valle. Kjo qeveri e cila ka krijuar një mjeg kaq të madhe të këtij procesi, nuk ka më të drejtojë të negociojë më. Kjo është qeveri në ikje,janë muajt e fundit të saj. Kemi një parlament që nuk nuk ka të drejtë dhe nuk mund të marrë në shqyrtim çështje të tilla. Nuk kanë as të drejtë morale. Për mua kjo është kapitull i mbyllur.’’

Intervistoi në studio Leftion Peristeri, përgatiti për online Renato Çaushi.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al