Policia ka shoqëruar ish- deputetin e PD-së Klevis Balliu, i cili është konfliktuar me efektivët. Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se Balliu ka dhunuar efektivët e policisë, të cilët kanë kërkuar lirimin e rrugës së bllokuar nga banorët e Unazës së Re. “Jelekëportokallinjtë” u mblodhën në Astir për të bllokuar qarkullimin e automjeteve. Ata thanë se këtë vendim e morën pasi mësuan se aty do të kalonte ekskorta e kryeministrit Edi Rama.










