Koço Kokëdhima ka lëshuar akuza të forta ndaj PS-së dhe kryeministrit Edi Rama. Duke folur në emisionin ‘Opinion’ ai tha se PS sot është një parti e kapur nga mafia, ndërsa Ramën e cilësoi si një fatkeqësi për Shqipërinë. Koço Kokëdhima u përmend së fundi nga ambasadori amerikan si pjesë e atyre deputetëve që për fat të mirë dolën jashtë nga Kuvendi. Kokëdhima sot drejton lëvizjen ‘Zgjidhja’, ndërsa tre vjet më parë ishte caktuar nga Rama si koordinator i PS-së për rajonin Vlorë-Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net









