Neven Subotic nuk është më thjesht një ish-mbrojtës që shijoi vitet e tij të lavdisë me Borussia Dortmund, duke fituar dy kampionate gjermane.
Sot, pak kohë pasi u tërhoq nga futbolli, jeta e tij ka marrë një karakter krejt tjetër, duke e transformuar atë në një vullnetar me kohë të plotë.
“Shpejt kursimet e mia do të mbarojnë. Jam vullnetar dhe kam shpenzuar gati 4 milionë euro nga xhepi im.
Më parë kisha një shtëpi shumë të madhe me hidromasazh, kisha makina sportive dhe bëja jetë të çmendur, pa reflektuar për paratë. Pastaj, në 2010-ën, pata një ndërgjegjësim dhe pak më vonë lindi shoqata.
Kemi arritur të çojmë ujë dhe shërbime sanitare për rreth 439 mijë individë në zonën lindore të Afrikës. E kemi nisur me 76 mijë euro vitin e parë, sot kemi kaluar milionë 5 milionë euro”.
Subotiç tashmë është pranë krizës: “Nuk kam marrë kurrë paga faraonike, prandaj dhe mbështetja ekonomike e kompanive sot është bërë jetësore për të mbuluar kostot, që misioni ynë të vazhdojë”.









