Ish-ministrja e PD Mirela Karabina tha se Shqipëria vijon të ketë një opozitë të dobët për të qenë alternativë përballë kësaj qeverie që drejton përmes krimit dhe vjedhjes.
Karabina tha se nuk i ka të qarta objektivat dhe qëllimin e protestës së 7 korrikut.
“Kemi keqeverisje. Kjo qeveri drejton nëpërmjet krimit dhe vjedhjes. Jemi në një situatë kur opozita duhet të jetë alternativë përballë kësaj qeverie, por kemi opozitë të dobët për të qenë ajo alternativa dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.
Kishte paqartësi se cili ishte qëllimi dhe objektivat. Prej 10 muajsh PD është në një krizë, është krizë e shoqërisë shqiptare.
PD është forcë e madhe ku qytetarët që janë votues, por edhe ata gri kërkojnë një shpresë pasi e vuajnë keqeverisjen në shtëpinë e tyre sidomos në këto momente. Qytetarët duan të kenë një forcë të bashkuar dhe të ketë besueshmëri.
Merakun e kam te besueshmëria dhe transparenca e qëllimit të protestës. Përfaqësues të PD në media nuk ishin të qartë me objektivin e kësaj proteste. Thanë që bashkohen disa kauza. Protesta edhe për ne te PD ishte e shpejtë, pasi dy ditë para se të deklarohej, nga përfaqësuesit u tha se do të ishte në shtator. Çfarë bëri që të ndryshohej.
Kjo pjesa e shoqërisë civile ka të bëjë sërish me besueshmërinë. Ata përfaqësues të shoqërisë civile nuk janë konseguentë. Ata i bënë protestat në mars. Ata kërkonin të uleshin cmimet. U anatemuan ata që e thirrën protestën. Ka një jo besueshmëri në këtë protestë.
Protesta ishte për qytetarët, çmimet, lidershipin apo për të bashkuar PD. Mu duke sikur ishte e njëtja protestë e kaq viteve, ishte zëvëndësuar vetëm lidershipi. Protesta ishte më e vogël në numër, por gjithsesi në në numër të konsiderueshëm. A u bashkua opozita, a doli atë natë një opozitë e unifukuar që të krijojë besueshmëri.
Mendoj se atë natë PD nuk ishte e bashkuar. Më ben përshtypje që një pjesë e deputevë që kanë qenë pjesë e protestë po sulmohen. A do bashkohen, apo protesta po thellon më tej ndarjen. Jemi përballë vendimit të Gjykatës së Apelit. E kam të paqartë pse u bë protesta”, tha ajo.
Karabina shtoi më tej në diskursin e saj se zgjidhja përballë gjendjes së rëndë politike dhe ekonomike vjen përmes alternativës dhe jo përmes sloganeve. Pedagogia shtoi se ka shumë përfaqësues të PD që anatemojmë protestat e zhvilluara në këto 8 vite.
“Gjendja ekonomike dhe politike është më e rënda në këto 32 vite. Duhet zgjidhja, që nuk vjen me slogane, por me alternativa. Problemi është që edhe që dalim në media, por edhe qytetarët që dëgjojnë, duhet të jemi të qartë e s’duhet të flasim me slogane. Përfaqësuesit e PD në studiot televizve kanë sulmuar protestat e 8 viteve dhe pse kanë qenë protagonistë.
Këto protesta nuk paskan qenë të mira se demokratët janë krhyer në shtëpi duarbosh. Përfaqësues të PD, i kanë anatemuar ato protesta. Njerëzit të besojnë me qëndrimet që mbajnë. Ata numra që ishin protestë, mendojnë se ata rrëzojnë pushtetin e Edi Ramës. Pjesa tjetër e grupit të PD mesa duket ka zgjedhur të presë vendimin e Gjykatës dhe të dalë në terren. Problemi është sa është e aftë opozita të rrëzojë Ramën”, u shpreh ajo.
Karabina tha se Edi Paloka është një person që nuk ka besueshmëri politike dhe se tani në PD duhet të dalin njerëz me integritet.
“Sulmohet lidershipi i kaluar se thuhet ka humbur zgjedhjet, pastaj thuhet që janë vjedhur, ka një paqartësi. Ky pushtet drejtohet me krim dhe me bandat.
Që të krijohet një frymë duhet të veprojë drejtësia. Vetë drejtues të PD në Elbasan më ka thënë që ne dorëzohemi këtu veprojnë bandat.
Paloka është i pa besueshëm. Është problem çështja e moralit. Është nënkryetar i PD për 8 vitesh. Karta morale duhet të jetë epërsia që partia do të ketë në këtë vend ku liderët mohojnë veten dhe kërkojnë të besohen.
Paloka ka bërë një gabim të madh dhe nuk duhet të ishjte aty se deklaroi se ka ndërhyrë në zgjedhjen e Bashës. Ne s’paskemi votim të lirë brenda PD, si pretendojmë të kemi. Njerëzit që duhet të dalin sot në PD duhet të jenë njerëz me integritet, nëse kanë dështuar nuk mund të jenë më alternative”, përfundoi ajo.