Nga Elton Ismaili
Situata në të cilën ne ndodhemi është me të vërtete alarmante! Personalisht vlerësoj shumë masat e marra nga autoritetet për të parandaluar sa më shumë këtë pandemi e cila ka zaptuar mbarë globin!! Arsyeja për të cilën u detyrova të ndaj me ju një shqetësim është se ne për hir të së vërtetës ndodhemi përpara një armiku i cili na e njef shumë mirë fuqinë që ne kemi për ti dalë ballë atij! Por unë sot nuk bëj dot as doktorin, as profesorin, as shkencëtarin dhe jo e jo më parashikuesin për të ardhmen!
Të flasim pak më troc. Ne sot nuk na intereson Amerika, Europa, Ballkani apo dhe dicka me afër nesh…Neve sot në radhë të parë na intereson familja jonë, te afërmit tanë, Shqipëria dhe c’ështe më e rëndësishmja qyteti yne sepse nga aty fillon gjithcka! Dua t’iu bëj disa pyetjeve autoriteteve vendore të qytetit tim në vecanti Bashkisë dhe institucioneve shëndetësore te cilat janë në vijën e parë kundër këtij armiku !
1-Cilat janë masat e marra deri më tani për përballimin e një situate (larg qoft) të prekjes së qytetit tonë nga kjo pandemi?
2-Cfarë kërkesash i janë bërë qeverisë për mungesat që ne kemi?
3-Cfarë kapacitetesh ofrojmë ne për përballimin e një situate të ngjashme me vëndet e prekura? Kam shumë pyetje të tjera por besoj se këto janë me kryesoret për momentin!
Të nderuar drejtues të institucioneve të qytetit tim!
Ju lutem bëni sa më shpejt të jetë e mundur disa kërkesa qeverise (mos kini frikë se ju shkarkojnë) dhe nqs kjo ndodh na shërben të gjithëve! E nderuar Kryetare e Bashkisë ! Ju lutem merrni masat e menjëherëshme për furnizimin sa më shpejt me dezinfektues për gjithë qytetin dhe fshatrat e njësisë tuaj bashkiake!!! E di gjendjen tuaj ekonomike (me te vërtete e keni të vështirë) por të nderuar drejtues keni një vecori që ju favorizon (keni dhe gurin dhe kacken) me vendim Këshilli Bashkiak për shkak të situatës së krijuar, ligji jua lejon kur bëhet fjalë për jetët tona që ju të bëni ndryshime zërash në buxhet !! Drejtorise Spitalore Përmet i bëj lutje që të ofroj kërkesë urgjente MSH për një numër të konsiderueshëm respiratorësh sepse situata sic thotë dhe vetë KM do të përkeqësohet akoma dhe më shumë! (dhe ky virus sipas specialistëve godet mushkërite të cilat kanë nevoj për oksigjen)….
Të nderuar qytetare (majtas dhe djathtas) dua që ju që e lexoni këtë shkrim të mos më paragjykoni për shkak të pozicionit politik qe unë mbaj. Këto që shkruajta, janë asgjë më shumë sesa ato që ju dhe unë mendojmë dhe na nevojiten. Dhe një lutje kam për Policine e qytetit tim. Të mos na thonë shprehjen popullore (bëj sic them un por mos bëj sic bëj un) sepse jemi ngopur me ato! Zbatoni ligjin për të gjithë dhe jo selektiv! Psh (për vete hanë e pinë në grup kurse qytetarët duhet të hanë me orar) të mos harrojnë se qytetarët i dinë të gjitha!
Frikë joooo!! Kujdes pooo!! Bashkë do t’ja dalim! Ndjese që u zgjata pak por besoj që ka ardhe koha që duhet të flasim kur bëhet fjalë për jetët tona!! Falenderoj pa masë bluzat e bardha te qytetit tim! Duke qenë në dijeni të plotë të kushteve në te cilat ata punojnë i vlerësoj pa masë për gadishmërinë qe ata kanë përballë këtij armiku te padukshëm, përulje para tyre” !!!!
Zoti na bekoft familjet tona ! FALEMINDERIT!!!!