• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-shefat e Gjirokastrës refuzojnë detyrat e reja?

05/05/2017
Ish-shefat e Gjirokastrës refuzojnë detyrat e reja?

Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra disa ditë më parë 29 zyrtarë të lartë mes tyre edhe Drejtorë.

Mësohet se drejtuesve të Policive Vendore, që u shkarkuan nga detyra, u është propozuar detyra e specialistëve në sektorë të ndryshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Por sipas Panorama shumë prej ish­-drejtuesve vendorë kanë refuzuar një propozim të tillë, duke e konsideruar si ulje në detyrë pa ndonjë motiv konkret, apo të paktën të arsyetuar me shkrim nga eprori i tyre.

Mes drejtuesve që kanë refuzuar një pozicion të tillë pune është edhe Ervin Hodaj, ish­-drejtori i Policisë së Tiranës, që u zëvendësua nga Ardi Veliu, ditën që bëri dy vjet në krye të Policisë së Tiranës. Hodajt i është propozuar të drejtojë Sektorin e Sekretarisë dhe Protokollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, detyrë që të paktën deri tani nuk e ka pranuar.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryhen këto emërime:

* Drejtues i Parë IDAJET FASKAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshem për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda.

* Drejtues SOKOL SELFOLLARI, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda.

* Drejtues AIDA HAJNAJ, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin.

* Drejtues i Parë SOKOL BIZHGA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.

* Drejtues i Parë SHKËLQIM SAÇO, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.

* Drejtues i Parë NIKO BRAHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.

* Drejtues i Parë FREDI AGASTRA, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit janë bërë këto emërime:

* Drejtues i Parë GJOVALIN LOKA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

* Drejtues i Parë DYLAVER SHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

* Drejtues i Parë ALFRED ÇEPE, deri tani Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës.

* Drejtues i Parë ARBEN DASHI, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

* Drejtues ARDI VELIU, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

* Kryekomisar ALBERT NUSHI, deri tani Komandant i Repartit “DELTA” Vlore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

* Drejtues GENTJAN SHEHAJ, deri tani Përgjegjës i Departamentit / zv/Drejtor në Departamentin e Policimit në Patrullë, në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

* Drejtues i Parë LORENC PANGANIKA, deri tani Pedagog Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokaster.

* Drejtues BLEDAR ÇELIKU, deri tani Zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

* Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

* Kryekomisar IDAJET HOXHA, deri tani Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

* Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

* Kryekomisar LUAN HYSENI, deri tani Shef i Sektorit të Analizës dhe Kartotekës në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë.

* Drejtues MANOL DHAMAJ, deri tani Shef Sektori / Specialist ne Sektorin e Pranimit dhe Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

* Drejtues BASHKIM SHEHU, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në DVP Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

* Drejtues ILIRJAN BALLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Diber, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

* Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

* Drejtues KOÇO DAFA, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

* Drejtues FATMIR HOXHA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

* Drejtues ADRIATIK TAFÇIU, deri tani shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

* Kryekomisar SOKRAT GODE deri tani me detyrë në strukturat e SHÇBA emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

* Kryekomisar SHKËLZEN REXHEPI, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al