Ish-zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun Gjirokastër. Ndonëse nuk e përmend se për listën e cilës parti e ka fjalën, gjasat janë se pakënaqësia e saj lidhet me listën e PS. “Nuk ka më gjirokastritë tabani në Gjirokastër, apo veç nga listat i kanë heq?”, pyet me ironi Ornela Çuçi. Kujtojmë që Çuçi deri dy vite e gjysmë më parë ishte pjesë e kabinetit qeveritar. PS ka zyrtarizuar në listë, Mirela Kumbaron, Anila Dhimitrin, Piro Dhimën, Shyqyri Hysin dhe Tërmet Peçin.