• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ishim të manipuluar”: familja Cascio del me akuza ndaj Michael Jackson

25/04/2026
“Ishim të manipuluar”: familja Cascio del me akuza ndaj Michael Jackson

Katër nga pesë vëllezërit dhe motrat Cascio kanë dalë publikisht me akuza ndaj Michael Jackson, vite pasi pretendojnë se janë trajnuar për ta mbrojtur atë.

Në një intervistë për The New York Times më 24 prill, Aldo, Eddie, Dominic dhe Marie Nicole rrëfyen marrëdhënien e tyre të ndërlikuar me këngëtarin, duke pretenduar se janë abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë. Ata, që shpesh e quanin veten “familja e dytë” e Jackson, kanë ngritur edhe një padi kundër pasurisë së tij.

Sipas tyre, përveç abuzimit, ata janë manipuluar dhe “trajnuar” si “ushtarë” për ta mbrojtur nga akuzat publike. Për vite me radhë, para dhe pas vdekjes së tij, ata e kanë mohuar çdo akuzë ndaj tij, përfshirë edhe në një paraqitje në emisionin e Oprah Winfrey.

“Na shpëlanë trurin, na manipulonin,” ka thënë Eddie, duke shtuar se Jackson i kishte mësuar të gjithë të reagonin në mbrojtje të tij sa herë përmendeshin akuzat.

Fëmijët Cascio u njohën me Jackson përmes babait të tyre në vitet ’80, dhe më pas filluan të vizitonin shpesh fermën e tij “Neverland”, madje edhe vetëm.

Ndërkohë, Frank Cascio – i vetmi që nuk iu bashkua padisë – në librin e tij të vitit 2011 deklaronte se Jackson nuk kishte bërë asgjë të papërshtatshme ndaj tyre.

Disa prej tyre thonë se e kuptuan më vonë natyrën e situatës, sidomos pasi panë dokumentarin e vitit 2019 Leaving Neverland, i cili trajtonte akuza të ngjashme nga persona të tjerë.

Pas një marrëveshjeje në vitin 2020, familja Cascio përfitoi rreth 16 milionë dollarë në total. Por, pasi pagesat përfunduan në vitin 2025, ata kërkuan kompensim shtesë, duke e çuar çështjen në gjykatë.

Nga ana tjetër, avokati i pasurisë së Jackson, Marty Singer, i ka cilësuar akuzat si “përpjekje për përfitim financiar”, duke theksuar se familja e ka mbrojtur këngëtarin për më shumë se 25 vite dhe deklaratat e tyre aktuale bien në kundërshtim me ato të mëparshmet.

Çështja mbetet ende në proces ligjor, ndërsa një gjykatës ka lënë të kuptohet se një marrëveshje e mëparshme mund t’i pengojë ata të vazhdojnë padinë.

Related Posts

Reagime të ashpra në rrjet pas daljes së klipit të ri të “The Devil Wears Prada 2”
Paparazzi

Reagime të ashpra në rrjet pas daljes së klipit të ri të “The Devil Wears Prada 2”

25/04/2026
Është në një marrëdhënie me Toneyn? Flet për herë të parë Alba
Paparazzi

Është në një marrëdhënie me Toneyn? Flet për herë të parë Alba

25/04/2026
Flet për herë të parë Ermiona pas daljes nga Ferma VIP
Paparazzi

Flet për herë të parë Ermiona pas daljes nga Ferma VIP

25/04/2026
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, Gresa Sekiraqa prek me rrëfimin për të atin

Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Erdha të të marr, mami dhe babi s’janë mirë
Paparazzi

Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Erdha të të marr, mami dhe babi s’janë mirë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ishim të manipuluar”: familja Cascio del me akuza ndaj Michael Jackson

“Ishim të manipuluar”: familja Cascio del me akuza ndaj Michael Jackson

25/04/2026
“Jam gjeni”, Guardiola tani tremb Arsenal: Do jetë një ndeshje e vështirë (VIDEO)

Guardiola në stolin e Italisë? Spanjolli thyen heshtjen

25/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al