Shtatë gra shqiptare kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen se vidhnin në seri dyqanet e shtrenjta të Athinës. Gratë që shikoni në këtë foto ishin kthyer në “mjeshtre” të vjedhjeve duke përdorur metoda speciale që çaktivizionin edhe sistemet e alarmit. Grupi i tyre shtrinte aktivitetin kriminal që prej vitit 2016 në shtetin fqinj. Gjithçka që vidhnin, e dërgonin për shitje në Shqipëri ndërsa sipas raportimeve të medieve vendase, shtatë zonjat bënin jetë luksi nga fitimet e vjedhjeve.