Një person i shpallur në kërkim për veprën penale ‘prodhim dhe shitje e narkotikëve’ është ndaluar nga policia e Tepelenës. Ai është 41-vjeçari me inicialet G.D, banues në fshatin Dhëmblan. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se ndaj këtij personi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.