Shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua me një tjetër çmim ndërkombëtar. Në Ronchi di Percoto të Italisë, shkrimtarit shqiptar i’u akordua çmimi ndërkombëtar “Nonino 2018”. Ky është edicioni i 43-të që ndahet ky çmim për shkrimtarët më të mirë të botës. Lajmi u bë publik nga ambasada shqiptare në Itali përmes një postimi në rrjetin social Twitter.












