• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ismail Qemali e fali Çamërinë sepse kishte gruan greke? Pëllumb Xhufi tregon si është e vërteta

21/06/2023
Ismail Qemali e fali Çamërinë sepse kishte gruan greke? Pëllumb Xhufi tregon si është e vërteta

Emisioni “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv iu kushtua dje Çamërisë. Historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi sqaroi tezën që është hedhur mbi Çamërinë, që thoshte se Ismail Qemali ia dha Greqisë se kishte gruan greke. Xhufi sqaron se ku u bazuan ata që hodhën këtë tezë.

Dritan Hila: Është hedhur një tezë së fundmi që Ismail Qemali e shiti Çamërinë sepse kishte gruan greke dhe në një farë mënyre ishte një koncesion që ai u bëri grekëve. Qëndron historikisht kjo?

Pëllumb Xhufi: Absolutisht nuk qëndron. Ishte e krishterë gruaja e Ismail Qemalit. Se ishte arvanitase, apo shqiptare e Çamërisë, apo greke, kjo nuk dihet dhe nuk është marrë njeri me këtë. Ismail Qemali ka qenë një familje tradicionale me 9 fëmijë. Gruaja e tij nuk ka lënë gjurmë fare, si Teodora e Justinianit, perandorit shqiptar të Bizantit e cila i fuste hundët në punët e shtetit.

Këta që hedhin këtë tezë, bazohen në një insinuatë shumë të keqe që e ka mbrojtur fort edhe një historian grek me origjinë korçare. Ai thotë që Ismail Qemali në 1907-ën, takoi në Greqi kryeministrin Georgios Theotokis. Që nga 1900-ta Ismail Qemali ishte arratisur nga Perandoria Osmane dhe tha që u mundua ta decentralizojë për t’u dhënë frymëmarrje shteteve që përbënin shtetin osman. Nuk e lanë.

Kryeministrin me të cilin do hartonte kushtetutën e varën në litar, rrezikuan ta varin edhe Ismail Qemalin. Ai iku nga Libani dhe erdhi në Evropë. Historiani grek thotë që në 1907-ën Ismail Qemali takoi kryeministrin grek. Në atë bisedë thotë ai, është rënë dakord që Vorio-Epiri t’i kalonte Greqisë. Por nuk ka një dokument që ta vërtetojë këtë, e thotë vetëm në një libër, pa citime e pa fakte. Por në të vërtetë Ismail Qemali pasi takoi Georgios Theotokis, takoi edhe një kryetar të shoqatës greko-shqiptare me një arvanitas në krye. Ai takua me Ismail Qemalin dhe nxorën në gazetë një material për të cilin kishin rënë dakord.

Ata do të promovonin çështjen shqiptare në Greqi, shkrimin e gazetave në gjuhën shqipe. Dhe në fund thuhej; “U ra dakord që kur të bëhet Shqipëria e pavarur, kufijtë me Greqinë do jenë kufij historikë. Kjo është fraza e shkruar, një ditë pasi takoi Georgios Theotokis. Ismail Qemali nuk mund të thoshte tjetër gjë te Georgios Theotokis dhe tjetër gjë te ky njeriut që ishte i Georgios Theotokis, sepse ajo shoqata ishte një OJQ. Kufijtë historikë kanë qenë në Lepan, në Nafpaktos, deri aty ka qenë provinca e Epirit të vjetër, edhe Thema Bizantine kur u krijua në shekullin e 9-të e kishte qendrën pikërisht në Gjirin e Korintit. Këtë e thoshte sjellja, deklaratat e tij në mes të Evropës, pasi ngriti flamurin, që nuk ka paqe Ballkani, pa marrë Shqipëria, Kosovën e Çamërinë. Është edhe tentativa e tij për të mbrojtur Janinën.

Në 1913-ën kur Janinën e kishin rrethuar trupat grekë të mbretit Konstantin, Ismail Qemali i bëri thirrje dhe aty bëri për herë të fundit një tentativë për t’u lidhur me klasën e vërtetë të pashallarëve shqiptarë, sepse ata kishin forca të gatshme, ndërsa Ismail Qemali nuk kishte ushtri. Ndaj i bëri thirrje pashallarëve qe të merrnin ushtrinë e tyre e të shkonin në Janinë për ta mbrojtur, sepse kufijtë nuk ishin vendosur ende. Por pashallarët e lanë në baltë dhe bënë marrëveshje të pista sepse kishin pronat e tyre në Greqi.

Related Posts

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, sindikata paralajmëron me Kushtetuesen

24/05/2026
Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

24/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

24/05/2026
“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al