• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Itali, emigranti shqiptar bën një gjest të madh

05/02/2019
Itali, emigranti shqiptar bën një gjest të madh

Cosimo Ranieri, një mësues i respektuar në Taranto, tashmë në pension, ka treguar për edicionin lokal të La Gazzetta del Mezzogiorno se si një i ri shqiptar i ktheu 50 euro që ish-mësuesi i kishte humbur disa ditë më parë.

Profesori, siç e thërrasin në qytet 80-vjeçarin, i telefonoi vetë redaksisë për të treguar ngjarjen e për të shprehur mirënjohjen për të riun shqiptar. Sipas fjalëve të tij, ai shkoi në tregun e fruta perimeve për blerjen e zakonshme, por nuk ishte në formën më të mirë, për shkak të lajmit se vëllai ishte shtruar në spital i sëmurë.

Kishte bërë gati 50 euro për të paguar, por vuri re që nuk i kishte më në dorë. Pasi pyeti të pranishmit se mos i kishin parë, nuk e zgjati më por nxori një tjetër kartëmonedhë, pagoi e u largua.

Merakut për vëllain iu shtua edhe një përkeqësim i shëndetit të tij që e detyroi të qëndronte në shtrat dhe profesori nuk u duk për disa ditë. Pas një jave doli dhe shkoi sërish në treg, kur i afrohet menjëherë i riu shqiptar, i cili punon me një nga familjet që shesin fruta. ‘Profesor, këto janë paratë tuaja’, i tha shqiptari, duke i lënë në dorë 50 euro e duke i treguar se e kishte pritur gjatë gjitha javës për t’ia dhënë paratë e gjetura.

‘U mallëngjeva për këtë gjest që i kthen besimin e shpresën edhe një plaku si unë’, tha Ranieri për gazetën.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al