Barcelona e ka me nxitim për të mbyllur sa më shpejt transferimin e Rodit, por Man.City po kthehet në pengesë, me shpresën dhe objektivin për të përfituar sa më shumë nga kartoni i mesfushorit spanjoll. Pasi iu refuzua oferta e parë, Barcelona ka paraqitur një ofertë të dytë verbale, 60 milionë euro, plus bonuse të ndryshme, por sërish ky propozim me sa duket nuk kënaq plotësisht “qytetarët” pasi drejtuesit e Man.City pretendojnë të paktën të përfitojnë 80 milionë euro nga lojtari më i mirë i Botërorit “FIFA2026”.
Pavarësisht se në dukje diferenca prej 20 milionë euro mes ofertës dhe kërkesës është shumë e madhe, në radhët e Barcelonës ka optimizëm, besojnë se shumë shpejt lojtari do të vesh fanellën blaugrana.
Barça është në pozita komode në këto negociata, kjo për dy arsye, e para dhe më e rëndësishmja, lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Barcelonë, me palët që kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre. E dyta, Man.City nuk mund të rezistojë gjatë pasi lojtari do të futet në vitin që i përfundon kontrata, rrezikojnë që në 2027 ta humbasin falas.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






