• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Izraeli bombardon Kishën Katolike në Gaza, Meloni e ashpër: Prej muajsh po sulmohen civilët! Kjo është e papranueshme

17/07/2025
Izraeli bombardon Kishën Katolike në Gaza, Meloni e ashpër: Prej muajsh po sulmohen civilët! Kjo është e papranueshme

Kisha Katolike në Rripin e Gazës është goditur nga një sulm ajror izraelit këtë të enjte, 17 korrik, duke shkaktuar dy viktima dhe të paktën tetë të plagosur rëndë. Sipas asaj që raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA, në mesin e të plagosurve është edhe atë Gabriel Romanelli, famullitari i kishës.
Atë Gabriel Romanelli, 56 vjeç, është me origjinë nga Buenos Aires, Argjentinë, dhe ka rrënjë italiane. Ai është prift i Institutit të Fjalës së Mishëruar dhe shërben në Gaza prej shumë vitesh. Romanelli jeton në Lindjen e Mesme prej afro 30 vitesh, ku është i angazhuar në shërbimin baritor dhe humanitar për komunitetin e krishterë në zonat e konfliktit.
Për rastin në fjalë ka ardhur edhe një reagim urgjent i kryeministres italiane.
“Bastisjet izraelite në Gaza goditën edhe Kishën e Familjes së Shenjtë. Sulmet kundër popullsisë civile që Izraeli ka kryer prej muajsh janë të papranueshme. Asnjë veprim ushtarak nuk mund ta justifikojë një qëndrim të tillë” – shkruan Meloni.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat e sulmit, ndërsa situata në Gaza mbetet e tensionuar dhe e rrezikshme për civilët dhe komunitetet fetare.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
Serie A/ Como në super formë sfidon kampionët, Inter në avantazh në përballjet direkte

Serie A/ Como në super formë sfidon kampionët, Inter në avantazh në përballjet direkte

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al