• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja si mund të merrni një dëshmi penaliteti online

09/01/2018
Ja si mund të merrni një dëshmi penaliteti online

Portali e-Albania, përveç shërbimeve të shumta që mund të merrni, tanimë i është shtuar edhe një tjetër. Të gjithë atë që duan të marrin një dëshmi penalitetit, tanimë nuk duhet të ndjekin procedurat e gjata të shkuarit në postë dhe për të pritur disa ditë derisa ta merrni. Mjafton të futeni në portalin e-Albania, dhe pasi të bëni aplikimin, specialisti i Kartotekës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, nëse ka.

Kur aplikimi është i rregullt, verifikohet kërkesa e shtetasit në regjistrat fizikë përkatës dhe përpilohet vërtetimi i kërkuar. Më pas, vërtetimi i dërgohet me anë të një emaili kërkuesit, ndërsa në rast se ai e kërkon në formatin letër, njoftohet për datën se kur duhet të shkojë për ta marrë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Dokumentacioni i nevojshëm

– Dokument identifikimi të përdoruesit- kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania)

– Në rastin kur aplikimi për vërtetimin e periudhës së burgut bëhet nga vetë shtetasi, atëherë nuk është i nevojshëm asnjë dokument shtesë

– Në rastin kur aplikimi për vërtetimin e periudhës së burgut nuk bëhet nga vetë shtetasi i cili ka kryer dënimin, atëherë ngarkohet një dokument që vërteton lidhjen familjare me shtetasin për të cilin kërkohet ky vërtetim

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania

– Zgjidhni shërbimin “Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu (dënimi)”

– Plotësoni të dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumentet plotësuese në rast se kërkohen

– Shtypni butonin “Dërgo”

– Sektori Ligjor dhe i Kartotekës bën shqyrtimin e aplikimit dhe të dokumentacionit përkatës

– Nëse aplikimi pranohet, Sektori Ligjor dhe i Kartotekës përpilon vërtetimin, e nënshkruan në mënyrë elektronike dhe e dërgon automatikisht tek hapësira e aplikantit në e-Albania. Ju do të njoftoheni edhe me anë të e-mail-it se dokumenti është gati, të cilin dhe mund ta gjeni më pas tek “Dokumentet e mia” në seksionin “Hapësira ime” në llogarinë tuaj në e-Albania.

– Në rast se e kërkoni dokumentin në hard-copy, dokumenti printohet dhe ju do të njoftoheni me e-mail se vërtetimi juaj është përgatitur dhe mund ta tërhiqni atë pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është 10 ditë, ndërsa periudha e vlefshmërisë pa afat. Procedura nuk ka vlerë monetare.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al