• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja traditat e veçanta të festimit të Vitit të Ri nëpër botë

31/12/2020
Ja traditat e veçanta të festimit të Vitit të Ri nëpër botë

Nata e ndërrimit të viteve është festa më e gëzueshme. Kjo është ndoshta koha e duhur për të reflektuar mbi të mirën e të keqen. Traditat e festës së Vitit të Ri ndryshojnë shumë nga vendi në vend. Janë traditat ato që bëjnë diferencën dhe janë padyshim mjaft interesante. Ne kemi përzgjedhur disa nga traditat më interesante në shtete të ndryshme.

Danimarka
Në Danimarkë thyhen pjata. Po, po e lexuat mirë. Ndërsa shumica e vendeve organizojnë festa për të kaluar kohë cilësore me miqtë dhe familjen, në Danimarkë ju kërkohet të grumbulloni enët tuaja të padëshiruara dhe t’i thyeni përpara derës së shtëpisë të një miku. Kjo përkthehet si një mënyrë për të larguar shpirtrat e këqij duke mirëpritur energjitë pozitive.

Kina
Viti i Ri kinez është nga ngjarjet më të festuara, mes emocionesh dhe gjallërisë.
Një traditë e veçantë e kinezëve është shpërndarja e parave në zarfa të kuq. Pleqtë zakonisht u shpërndajnë shuma të ndryshme parash të rinjve mes këtyre zarfave.
Një tjetër traditë kineze është shpërthimi i fishekzjarreve me shumë zhurmë.
Kinezët besojnë se tingulli dhe zjarri mund të dëmtojnë shpirtrat e këqij.

Tajlandë
Në Tajlandë hidhen kova me ujë në drejtim të miqve.
Atë që ngjan si një luftë uji në një kamp veror, tradita e lidh me fatin e mirë. Hedhja e kovës së ujit ndaj dikujt shihet si një shenjë respekti dhe simbolikisht largon fatin e keq.

Ekuador
Ekuadorianet djegin një dordolec të mbushur me gazeta. Ai përfaqëson sipas tyre çdo të keqe që ndodh gjate vitit e supozohet, që flaket, do të trembin negativitetin në vitin e ri.

Spanjë
Spanjollët besojnë se të hash 12 kokra rrushi në mesnatë, dhe të shprehesh një dëshirë për secilin prej tyre, në mos njëra, tjetra do të të plotësohet!

Brazil
Brazilianët i largojnë shpirtrat e këqinj me rroba të bardha. Në natën e ndërrimit të viteve disa të tjerë hidhen në det ndërkohë që në qiell shpërthejnë fishekzjarre.

Gjermani
Në Gjermani ekziston tradita e djegies së një pjesë metali prej plumbi. Ajo digjet për disa minuta në flakët e qiriut dhe më pas futet menjëherë në ujë të ftohtë. Nga forma që do të marrë plumbi do të përcaktojë edhe se si do të jetë viti që po vjen.

Related Posts

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë
Lifestyle

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë

20/02/2026
Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji
Lifestyle

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji

19/02/2026
Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet
Lifestyle

Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet

19/02/2026
Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe
Lifestyle

Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe

18/02/2026
Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale
Lifestyle

Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale

18/02/2026
Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk fal në Serie A, 3 gola ndaj Cremoneses

Roma nuk fal në Serie A, 3 gola ndaj Cremoneses

23/02/2026
Ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike, mes flamujve kalon edhe ai i Shqipërisë

Ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike, mes flamujve kalon edhe ai i Shqipërisë

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al