• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

09/07/2020
Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Nga Astrit Patozi

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata që po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.
Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake. Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto. Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla
Lajme

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

21/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Kryesore

Ditmir Bushati: Protestuesit nuk janë nxitur nga Irani dhe as nga algoritmi. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë

21/06/2026
Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
Kryesore

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026
Kryesore

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al