• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Janullatos uron shqiptarët për Krishtlindjen

24/12/2019
Janullatos uron shqiptarët për Krishtlindjen

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos uroi shqiptarët për Krishtlindjen, e cila është një nga festat më të mëdha të besimtarëve të krishterë.

Në mesazhin e tij, publikuar me rastin e kësaj feste, Janullatos shprehet se në këtë ditë, pajtimi dhe bashkëjetesa paqësore duhet të jenë në zemrën e çdo njeriu.

Urimi i Anastas Janullatos:

“Në Krishtlindje, në të kremten e madhe të ardhjes së Birit dhe Fjalës së Perëndisë brenda njerëzimit, kremtojmë nismën mahnitëse të Perëndisë Atë për t’u pajtuar me gjininë njerëzore. Ati, i shtyrë nga dashuria e Tij e pafund, “dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur, që të rrojmë me anë të tij” (1Jn. 4:9), për ta bashkuar njerëzimin me veten Tij, duke u bërë anëtar i tij- si Perëndinjeri.

Realiteti i ri që u krijua me ardhjen e Krishtit, është një entitet i ri kolektiv, “Kisha”. Ne të krishterët nuk e shprehim fetarinë tonë si individë të izoluar. Bëjmë pjesë në një komunitet të bekuar, jemi qeliza të gjalla të një trupi shpirtëror, të Kishës, që ka Krye Krishtin. Pra, në kundërvëniet, në debatet dhe polarizimet, që janë të natyrshme në një organizëm të gjallë, “vetëshërimi” që është dhuratë Perëndie, fuqia e natyrshme e shërimit të çdo trupi është pajtimi. Ky është trajtimi terapeutik në periudha krizash, armiqësish dhe ndasish, një element i domosdoshëm për kohezionin social dhe bashkekzistencën paqësore të njerëzve, të komuniteteve dhe të popujve.

Në një kohë kur ndasitë, tensionet dhe konfliktet po torturojnë botën, do ta kremtojmë Krishtlindjen në mënyrë më esenciale, vetëm nëse marrim pjesë, sipas mundësive tona, në përpjekjet për pajtim në ambientin tonë të ngushtë, në jetën profesionale, shoqërore, kishtare e politike. Pajtimi kërcënohet vazhdimisht nga egocentrizmi me shfaqjet e tij të ndryshme, si inati, zemërimi, dëshira për hakmarrje. Mënyra me të cilën Biri dhe Fjala e Perëndisë, i buti dhe i përuluri, vjen në historinë njerëzore, përcakton edhe mënyrën se si do të fitojmë mbi egocentrizmin. Parakusht kryesor për pajtimin mbetet falja, shprehja më e fortë e fuqisë së dashurisë. Fjala e Mishëruar, Krishti, këmbënguli që ne të themi vazhdimisht: “dhe falna fajet tona, sikundër edhe ne ua falim fajtorëve tanë…”. Ndjesa mbështet dhe gjallëron solidaritetin, bashkëjetesën paqësore të çdo grupimi shoqëror.

Për të kontribuuar në këtë pajtim, është e nevojshme të jemi pajtuar me veten tonë- me ndërgjegjen tonë, me mundësitë dhe me limitet tona- me qëllimin e jetës sonë. Duhet të përpiqemi vazhdimisht që, me Hirin hyjnor, të paqësohemi “me veten tonë” (1Thes. 5:13).

Para se gjithash, nevojitet pajtimi ynë me Perëndinë, me vullnetin dhe porositë e Tij, siç përcaktohen në Shkrimin e Shenjtë. Atëherë, me anë të ndriçimit të Shpirtit të Shenjtë, do të zbulojmë se: “të pamundurat për njerëzit, janë të mundura për Perëndinë” (Llk.18:27). Apostull Pavli, i nisur nga përvoja e tij, deklaronte: “Të gjitha mund t’i bëj me anë të Krishtit që më jep fuqi” (Fil. 4:13). Dhe diku tjetër: “Edhe të gjitha janë prej Perëndisë, që na pajtoi me veten e tij me anë të Jisu Krishtit dhe na dha shërbesën e pajtimit” (2 Kor. 5:18).

Biri dhe Fjala e Perëndisë që erdhi në botë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe festive, na kërkon që të marrim pjesë në veprën e Tij, e cila nisi nga grazhdi dhe përfundoi në Kryq. Që të ecim përpara drejt një pajtimi të vërtetë me Atë, me veten tonë dhe me njerëzit tanë të afërm, që të kemi mundësi të bashkëpunojmë për pajtimin e përgjithshëm, i cili ka si qëllim, nga ana eskatologjike, “t’i përmbledhë të gjitha në Krishtin” (Efes.1:10).

Duke kujtuar me mirënjohje mirëdashjen e Perëndisë që kremtojmë në Krishtlindje dhe, duke marrë pjesë në “shërbesën e pajtimit”, që nisi me Lindjen e Tij në botën tonë, do të bëhemi të denjë të psalim së bashku në mënyrë të ndërgjegjshme “Lavdi Perëndisë në më të lartat dhe mbi dhenë paqe, dhe në njerëzit mirëdashje”.

Krishtlindje të bekuara!

Viti i Ri le të na sjellë paqe me shpresë gjallëruese, si dhe solidaritet të pandërprerë në sprovat e papritura të jetës.

Me dashuri të tërëshpirtshme më Krishtin, i Cili “ na dha shërbesën e pajtimit”

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Kris arma në Sarandë pas një sherri, 4 të ndaluar nga policia, 2 në kërkim

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026
Rama tregon për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë: Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!
Kryesore

Rama tregon për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë: Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!

14/03/2026
Qeveria shtyn edhe me një vit koncensionin që rrit me 10 lekë çmimin e naftës
Kryesore

Nafta në Shqipëri shkon 196 lekë për litër

14/03/2026
OSHEE “zgjidh qesen”, rrit rrogat për elektricistët dhe inxhinierët
Kryesore

OSHEE “zgjidh qesen”, rrit rrogat për elektricistët dhe inxhinierët

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylis barazoi ndaj Dinamos, Josa: Luftuam më shumë se në ndeshjet e tjera

Humbja ndaj Tiranës, trajneri i Bylisit: S’më pëlqeu mënyra si dhuruam golin, duhet të përmirësohemi

14/03/2026
Verstappen e thotë hapur: Nuk po e shijoj më Formulën 1

Verstappen e thotë hapur: Nuk po e shijoj më Formulën 1

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al