• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Janullatosi “shqiptar”/ Lojë shqiptare apo lojë greke?

26/12/2017
Janullatosi “shqiptar”/ Lojë shqiptare apo lojë greke?

Në mediat mbështetëse të Edi Ramës dhe Ilir Metës ka shpërthyer një rivalitet absurd se kush duhet t’i rrëmbejë meritat për dhënien e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Janullatos. Ndëkkohë që dashamirësit e Metës falenderojnë aktin e presidentit që theu një traditë çerekshekullore të Presidencës shqiptare ata botojnë plot bujë falendërimet që kreut të shtetit i vijnë nga Athina.

Fillimisht u raportua për mirënjohjen e shprehur nga ministri i Jashtëm Kotzias dhe më pas për telefonatën e Ilir Metës me, Presidentin e Greqisë, Prokopios Pavlopoulos. Sipas burimeve që i referohen Amna.gr homologu i tij i ka thënë Ilir Metës: “Kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë, përbën gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.”

Nga ana tjetër mediat pranë Ramës duke dashur të shfryjnë rolin e Presidentit, po pompojnë në shtyp një skenar të ndryshëm: Sipas tyre e gjitha ka qene e kanalizuar përmes qeverisë dhe Meta ka bërë vetëm noterin e një vendimi që është marrë mes Kotzias dhe Bushatit në takimin e tyre që u zhvillua në 11 nëntor në Kretë.

Në këtë pikë, pak kujt prej qytetarëve shqiptarë u intereson se kush është protagonist i këtij akti politik, Qeveria apo Presidenca. Por në rivalitetin e tyre foshnjarak, të dyja bashkë po i referohen faktit se kush merr më shumë vlerësime nga Athina dhe se kush e ka arritur i pari marrëveshjen me të.

Dhe kjo lojë kukafsheftas po nxjerr zbuluar një të vërtetë të hidhur. Duket sikur nënshtetësia shqiptare e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos nuk po i jepet për meritat për ringritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare, as për kontibutet e dhëna për besimtarët ortodoksë, as për qëndrimin çerek shekullor në Tiranë.

Kjo garë se kush merr më shumë lavde nga Athina e zhvlerëson aktin e dhënies së pasaportës dhe e paraqet atë si një qokë apo pazar që është bërë me politikanët grekë, për të marrë diçka tjetër në këmbim./lapsi.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al