Qytetarët afganë kanë rrëfyer se ndihen mjaft mirë duke qëndruar në Shqipëri dhe për mikpritjen që u është bërë. Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ata tregojnë historinë e jetës së tyre, se si ndaluan së qenë punonjës zyrtarë, gazetarë, lanë familjet pas dhe vrapuan në derën e parë që u hap për t’i larguar nga talebanët.
Rrëfimet e tyre:
*Unë kam qenë një pedagoge në universitet dhe kam punuar si gazetare. Burri im ishte po gazetar.
*12 vite duke dhënë mësim në dy universitete, si profesor asistent për gazetari. Unë kam trajnuar me mijëra e mijëra gazetarë. vecanërisht gra. Kur talebanët duan të gjurmojnë një gazetar, ata gjurmojnë familjen tënde. Shumë media kane ndaluar transmetimin
*Familja ime, babai im, ai më mbështeti për të nisur biznesin.
*Unë ju bashkova Ministrisë së Industrisë dhe Tregtosë si Drejtor i Përgjithshëm për Administrimin dhe Financat, si dhe zv.Ministër i deleguar.
*Unë kisha një jetë të mirë,
*Çdo gjë ka ndryshuar
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
*Jemi në një vend të mirë, në një hotel me 5 yje dhe çdo gjë është mblesëlënëse. Por kur mendoj për familjen time, mendoj për babain dhe nënën time, për çdo gjë që lashë prapa dhe ndihem fajtore. Nuk mund të jem aq e lumtur sa do të doja të isha. Jam këtu me bashkëshortin dhe me dy fëmijët. Jam shumë e lumtur që shikoj që njerëzit e Shqipërisë janë kaq të këndshëm, interesohen për ne dhe na ndihmojnë. Për shembull ata duan të na japin diçka, mbështetje dhe kjo ëshyë një gjë e mirë.
*Kur unë lashë shtëpinë dhe zyrën, talibanët erdhën dhe pyetën fqinjët e mi rreth meje. Një nga fqinjët e mi më të telefonoi dhe më tha që talibanët erdhën në derën e zyrës dhe pyetën për ty. Kur talebanët dua të gjurmojnë një gazetar dhe ai është larguar nga vendi, ata gjurmojnë familjen e tij. Gjurmojnë vëllezërit ose motrat. Shumë media lokale dhe kombëtare kanë ndaluar transmetimin tani.
*Viti i kaluar ishte viti i artë për gratë sepse kishte shumë dyqane e biznese të drejtuar prej grave. Kështu që unë vendosa të studioja dhe të punoja për gratë. Gratë kanë shumë mundësi dhe aftësi për të bërë shumë gjëra. Mund të nisnim biznes apo diçka tjetër që mund të ndihmonte edhe gratë.
* Dy vëllezërit e mi dhe motra, ata janë në SHBA. Dhe një motër tjetër është në Mbretërinë e Bashkuar. Ata më thanë eja këtu, por mua realisht më pëlqente të punojë në qeveri dhe tu shërbeja njerëzve. E kisha të nevojshme të isha aty dhe tu shërbeja njerëzve por fatkeqësisht ndodhi kjo situatë dhe nuk munda të bëj më shumë për njerëzit e mi.
*Ëndrra ime më e madhe është që një ditë të jem me gjithë familjen time, nënën, babain, vëllain dhe motrën. T’i ndihmoj ata të vijën këtu ose në një tjetër vend të sigurtë. Dhe gjithashtu të bëj gjërat që dua të bëj, përshembull të kem ndoshta një biznes timin të vogël. Kur shoh njerëzit rreth nesh, ata jetojnë në paqe. E dua këtë gjë për të gjithë vendin tim, për të gjithë njerëzit e mi. Ata e meritojnë të jenë në paqe, të jenë në një vend të sigurtë.